Ballina Kuriozitet E rrallë! Ja çfarë do të ndodhë në qiell natën e Pashkëve

E rrallë! Ja çfarë do të ndodhë në qiell natën e Pashkëve

Romantikët dhe vëzhguesit e qiellit, na kanë paralajmëruar për të vëzhguar hënën blu.

Natën e 31 Marsit, duke gdhirë e diel (që përkon me Pashkët katolike), do të jemi dëshmitarë të hënës së dytë të plotë të vitit 2018. Kjo ngjarje nuk ka ndodhur që nga viti 1999 dhe do të përsëritet vetëm në vitin 2020.

Emrat e hënës – Nëse në harkun e dy muajve ndodhin dy hëna të plota brenda një muaji kalendarik, ngjarja e dytë quhet Hëna Blu. Emri, në fakt, është çorientues sepse nuk ka të bëjë fare me ngjyrën e hënës.

Çfarë përfaqëson – Hëna e plotë e marsit simbolizon fillimin e pranverës dhe sipas besimit popullor, kur fillon të bjerë, jep energji pozitive, duke larguar prezencat negative. Për më tepër, toka përjeton një rilindje dhe zgjohet nga letargjia dimërore. Është një moment rilindjeje dhe energjie.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook