Ballina Kuriozitet “Energji elektrike nga lotët, qumështi i gjirit dhe pështyma”, shkencëtarët habisin botën

“Energji elektrike nga lotët, qumështi i gjirit dhe pështyma”, shkencëtarët habisin botën

Nëse fatura e energjisë elektrike ju bën të qani, atëherë jeni në rrugën e duhur për të kursyer pak para, të paktën sipas një studimi të realizuar së fundmi.

Shkencëtarët në Irlandë kanë zbuluar se mund të prodhojnë energji elektrike duke përdorur lotët dhe lëngje të tjera të trupit si qumështi i gjirit dhe pështyma.

Ky zbulim mund të përdoret një ditë për të kontrolluar përhapjen e ilaçit në organizëm duke përdorur një pajisje e cila është aftë të marrë energji nga ambienti përreth, sipas studiuesve. Një teknologji e tillë mund të zëvendësojë pajisjet aktuale biomjekësore, të cilat përmbajnë kimikate toksike.

Studimi, i botuar në revistën “Applied Physics Letters” dhe i kryer nga hulumtuesit në Institutin Bernal në Universitetin e Limerick, përshkruan sesi ekipi ushtroi trysni ndaj molekulave të lizozimit, një proteine e gjetur në të bardhën e vezëve dhe lëngjeve të trupit.

LEXO EDHE:  Shkencëtarët në prag të "çmendurisë", po bëjnë delen-njeri

Eksperimentet zbuluan prova të piezoelektricitetit, një proces në të cilin një ngarkesë elektrike është shkaktuar në përgjigje të aplikimit të tensionit mekanik.

Lizozima u studiua fillimisht nga farmakologu skocez, Alexander Fleming, si një kandidat i mundshëm antibiotik para zbulimit të penicilinës.

Në vitin 1965, ajo u bë një nga proteinat e para që do të përcaktohej në 3D.

Profesor Tewfik Soulimane, bashkëautor i raportit tha se, ndërsa vetitë e proteinave kanë qenë të njohur për dekada, eksperimentet e ekipit përfaqësojnë herën e parë që ka treguar shenja të piezoelektricitetit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook