Ballina Kuriozitet “Fjala e fundit e Baba Vangës po bëhet realitet: Do shkrihemi si...

“Fjala e fundit e Baba Vangës po bëhet realitet: Do shkrihemi si akulli”

Baba Vanga, ka parashikuar disa ngjarje globale me saktësi të madhe, duke përfshirë sulmet e 11 shtatorit dhe ngritjen e ISIS-it shumë para se të ndodhnin, sipas asaj që pohojnë shumë persona.

Tani, parashikimet e Luftës së Tretë Botërore janë duke tmerruar njerëzit, sipas një artikulli nga Sputnik.

Pak para se të vdiste ajo thuhet se tha: “Çdo gjë do të shkrihet si akulli, megjithatë, lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë, janë të vetmet gjëra që do të mbeten. Rusia jo vetëm që do të mbijetojë, por do të dominojë botën”.

Kriza siriane është përkeqësuar në javët e fundit me SHBA-në, Britaninë dhe Francën.

Veprimet e tyre kanë çuar në frikën se kjo mund të jetë shkas për Luftën e Tretë Botërore edhe pse vendet e mëdha në botë kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe bisedime brenda OKB-së.

Megjithatë, tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë në rritje çdo ditë.

Uashingtoni ka paralajmëruar për më shumë sanksione kundër Rusisë, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ka kundërshtuar duke akuzuar fuqitë perëndimore të përpjekjes për të destabilizuar paqen globale.

A do të ndodhë ajo që parashikoi Baba Vanga?