Ballina Bota Foto Galeri/ Luks i paparë, shikoni nga brenda pallatin e ëndrrave që...

Foto Galeri/ Luks i paparë, shikoni nga brenda pallatin e ëndrrave që ka ndërtuar “sulltan” Erdoganit

Pas fitores tjetër, rizgjedhjes si kryetar i PAK-së, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka gëzuar sërisht luksin që i shkon për shtat një diktatori perandor aspirant sic është ai.

Si shembull, gazetari Guy Adams ka marrë rezidencën luksoze të Erdogan në periferi të Ankarasë, e cila është ndërtuar e gjitha me taksat e qytetarve turq.

“Pallati i Bardhë” ka 1100 dhoma, 250 prej të cilave përdoren nga familja e 63-vjeçarit.

E mbuluar me ar e mermer, ky pallat është sa 30 Shtëpi të Bardha dhe besohet se është pallati më i madh i ndërtuar në botë këto 100 vitet e fundit.

Raportohet se 7 milionë sterlina janë shpenzuar vetëm për tapetet. 5 milionë sterlina janë shpenzuar për 400 dyert e pallatit. Çdo gotë në pallat ka kushtuar 250 sterlina. Për më tepër shihni foto-galerinë e mëposhtme.