Ballina Galeri FOTO/ I verbëri padit revistën “Playboy”, ja arsyeja e çuditshme

FOTO/ I verbëri padit revistën “Playboy”, ja arsyeja e çuditshme

Një njeri i verbër ka hedhë në gjyq revistën Playboy sepse faqja e tyre në internet nuk është e qasshme për ata me paaftësi për të parë.

Donald Nixon e ka bërë padinë kundër kompanisë duke thënë se kjo faqe e shkel ligjin e vitit 1990 për Amerikanët me Aftësi të kufizuara, pasi i shkel të drejtat e tyre.

Ai është ligjërisht i verbër dhe ka ngritur çështjen se të verbrit si ai nuk mund të shijojnë dhe të përdorin plotësisht këto produkte e shërbime të kompanisë.

Playboy.com dhe Playboy.shop nuk kanë shërbimet që i mundëson atij të lexojë në ekran përmes softuerit, që do të thotë se ai nuk mund të ketë akses në përmbajtjen e sajtit, duke kthyer tekstin në ekran në zë ose brail.