Ballina Galeri FOTO/ Luanët masakrohen për t’u përdorur në magjinë e zezë

FOTO/ Luanët masakrohen për t’u përdorur në magjinë e zezë

Gjuetarët e paligjshëm kanë helmuar pesë luanë dhe i kanë gjymtuar brutalisht në një park natyror në Afrikën e Jugut këtë javë.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi të hënën në Parkun Akwaaba Predator pranë Rustenburg, rreth 80 kilometra në perëndim të kryeqytetit Johanesburg në verilindje të vendit.

Gjuetarët hynë në park dhe filluan të gjymtonin një luan mashkull i quajtur Mufasa, emër sipas karakterit të famshëm të Disney.

Imazhet tregojnë eshtrat e thyera të Mufasës, të shtrirë në gjakun e vet dhe katër luanëve të tjerë të ngordhur, të cilët nuk ishin gjymtuar.

Besohet se pjesët e trupit të Mufasa-s do të përdoren për ritualet e magjisë së zezë ose do t’i shiten një koleksionuesi trofesh.