Ballina Kuriozitet FOTO/ Në 1960 ishte liqeni i katërt më i madh në botë,...

FOTO/ Në 1960 ishte liqeni i katërt më i madh në botë, por tani…

Në vitet 60 ishte një liqeni i katërt më i madh në botë. Jo rastësisht edhe emri i tij “Aral” përkthehet “Det”.

Liqeni Aral ndodhet në Azinë Qendrore, mes Kazakistanit në veri, Uzbekistanit në jug.

Nga viti 1960 liqeni dukshëm filloi të zvogëlohet për shkak se qeveria me qëllim të ujitjes së tokave ndërroi rrjedhën e lumenjve Amu Darjes dhe Sir Darjes.

Liqeni njihet si një ndër hapësirat më të ndotura në botë, për shkak se është shfrytëzuar për testimin e armatimit dhe hedhjes së mbeturinave industriale.

Liqeni i katërt më i madh në botë, pellgu lindor i Detit Aral, në Azinë qendrore, tani është tharë plotësisht.

Kjo ka ndodhur si rezultat i një projekti gjatë periudhës sovjetike për të devijuar lumenjtë në ndihmë të bujqësisë.

Me qëllim për të rritur prodhimin e pambukut në rajonet afër stepave, inxhinierët sovjetikë në vitet 50-të dhe 60-të shmangën rrjedhën e dy lumenjve që derdheshin në liqen, Amu Darya dhe Syr Darya.

Si rezultat, shtrati i liqenit u ndot nga kimikatet e përdorura për kulturat bujqësore.

Uji u bë gjithnjë e më shumë i kripur, duke vrarë shumicën e specieve ujore dhe shkatërruar përfundimisht industrinë e peshkimit në rajon.