Ballina Kuriozitet Gjithë kohën kemi qenë duke i shtypur në mënyrë të gabuar puçrrat,...

Gjithë kohën kemi qenë duke i shtypur në mënyrë të gabuar puçrrat, ja si është mënyra më e saktë

Me siguri kur keni shtypur puçrrat, e keni bërë në mënyrë të gabuar këtë gjë duke e bërë të infektohet akoma më shumë.

Ja cila është mënyra e duhur:


Së pari, prisni deri puçrra të krijojë një shtresë të vetën, kokën e bardhë në sipërfaqen e lëkurës. Kjo është shenja që qelbi është afër sipërfaqes, gjë që e bën më të thjeshtë nxjerrjen ose shtypjen.

Më pas merrni një gjilpërë, sterelizoheni me zjarr dhe më pas me një pecetë të lagur me alkol, fërkoni dhe gjilpërën dhe sipërfaqen e lëkurës tuaj. Kjo gjë do ti vriste të gjithë bakteriet që mund të ishin jashtë lëkurës së fytyrës tuaj, sepse nëse lihen këto bakterie, atëhere do e përkeqësonin më shumë infeksionin.

Tani është koha për ta shtrydhur puçrrën.
Përdorni gjilpërën për të bërë një të çarë në sipërfaqen e lëkurës ku ndodhet puçrra dhe më pas merrni 2 kunja që përdoren për të pastruar veshët.

Të dy kunjat vendosini në pjesët anësore të puçrrës dhe me ngadal filloni dhe shtypni.

Së fundmi, pjesën e puçrrës që u shtrydh trajtojeni me acid salicilik, peroksid benzoil ose alkol.

Kini kujdes:

Shtypja e puçrrave nga ana juaj mund të shkaktojë shenja që mund të ngelin, Specialistët nuk rekomandojnë që ju ta bëni vetë këtë proçes. Nëse keni puçrra në fytyrë gjëja më e mirë është të konsultoheni me një dermatologjist për mundësira të ndryshme të trajtimit të puçrrave.