Ballina Bota “Hapet restoranti i parë në botë me mish njeriu”, zbulohet e vërteta...

“Hapet restoranti i parë në botë me mish njeriu”, zbulohet e vërteta e lajmit që tronditi botën

Ditët e fundit një lajm tronditës që tejkalon çdo çmenduri u përhap viralisht duke shokuar mbarë botën.

Në të thuhej se në Tokyo është hapur restoranti i parë në botë ku shërbehet në mënyrë legale mish njeriu.

Fillimisht shkrimi u publikua nga portali “La Voz Popular”, ku ndër të tjera thuhej se çmimet për një pjatë varionin nga 100 deri në 1193 Euro.

“Verne”, një portal i njohur meksikan ka përgënjeshtruar lajmin, duke thënë se të gjitha këto janë të pavërteta.

Në shkrimin e “La Voz Popular” shkruhej se mishi i njeriut sigurohej nga persona që ishin në grahmat e fundit të vdekjes dhe ata vendosnin që të shisnin turpin e tyre për tu lënë para familjarëve, ku një person “kushtonte” deri në 30.000 Euro.

Por mesa duket ky lajm i tmerrshëm, për fat të mirë paska qenë gënjeshtër, kjo dhe pasi nuk u publikua nga mediat më të mëdha botërore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook