Ballina Kuriozitet Hej përtacë, shikoni filma horror dhe humbni peshë !

Hej përtacë, shikoni filma horror dhe humbni peshë !

Kemi dëgjuar plot këshilla si të pimë ujë, çfarë të hamë, të bëjmë aktivitet fizik dhe shumë e shumë të tjera që mbase si bëjmë dot ose na mungon ai vullneti i përditshëm, epo kemi një lajm të mirë për ju përtacët anë e mbanë botës, filmat horror, po po filmat horror të dobësojnë. Doni të dini si ? Lexoni pak më poshtë çfarë thotë shkencëtari Richard McKenzie.

“Do të donit të humbnit në peshë, por kurrsesi të gjeni vullnet për të shkuar në palestër apo për të vrapuar kemi zbuluar se njerëzit humbin 113 kalori, gjatë kohës që shikojnë një film në kohëzgjatje prej 90- minutash, po aq sa do të shkrinin gjatë një shëtitjeje gjysmë ore. Është zbuluar se filmat që shikuesit i mbajnë në frikë dhe panik ndihmojnë në shkrirjen e kalorive, sepse ndikojnë në rrahjen më të shpejtë të zemrës. Për shembull, duke shikuar filmin “The Shining” mund të humbni rreth 184 kalori, ndërsa duke shikuar filmin “Jaws” shkrini 161 kalori, ndërsa 158 kalori do t’i shkrinit nëse shikoni filmin me titull “The Exorcist”. Duke shikuar filma të tillë arrini deri tek lirimi i adrenalinës të shkaktuar si pasojë e intervaleve të shkurtra të stresit apo frikës e me pas arrini deri tek shkrirja e kolorive”, thotë dr. Richard McKenzie.”