Ballina Kuriozitet Ja çfarë forma e dorës tregon për personalitetin tuaj

Ja çfarë forma e dorës tregon për personalitetin tuaj

Kushtojini vëmendje formës së dorës suaj për të mësuar më shumë rreth personalitetit që keni.

1. Kur forma e pëllëmbës është kuadrate dhe gishtat të shkurtër:
Këto janë gra shumë praktike dhe konservatore dhe rrallë ëndërrojnë të pamundurën. Dallohen për besnikërinë, mirëkuptimin dhe fleksibilitetin mendor. Pronarët e duarve të tilla adaptohen shpejt me njerëzit e rinj dhe nuk shohin asgjë të keqe të kthejnë miqësitë në ‘marrëdhënie tregtare’.

2. Forma e pëllëmbës është kuadrate dhe gishtat të gjatë:
Shumë persona që kanë duar të tilla, preferojnë të shoqërojnë çdo fjalë me gjeste. Janë impulsivë dhe emotivë. Gjithçka që bëjnë, e bëjnë me hijeshi dhe thjeshtë, si me shaka. Dallohen se kanë disa interesa, por hera herës kërkojnë burim të ri frymëzimi.

3. Forma e pëllëmbës është e gjatë, gishtat e shkurtër:
Këta persona nuk janë shumë të thjeshtë për t’u ‘menaxhuar’, pasi janë gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe kjo, jo se janë nervozë, por se kanë energji me tepricë. ‘Ndizen’ lehtë, sidomos nga idetë e të tjerëve. Janë organizatorë shumë të mirë dhe në disa raste aftësitë e tyre organizative transformohen dhe ndodhin gjëra të pakëndshme. Janë manipulatorë të personave të tjerë dhe gjejnë gjithnjë pikat e duhura.

4. Forma e gjatë e pëllëmbës dhe gishtat e gjatë të saj:
Njerëzit me këtë lloj forme të dorës torturohen shpesh nga dyshimet dhe kontraditat. Janë të butë, të ndjeshëm dhe ndikohen lehtë nga të tjerët. Mes tyre, shumica janë shumë krijues, të aftë për të ndjerë të gjitha senset e sfumaturave. Rezistenca ndaj stresit dhe kapaciteti për të punuar nën presion janë të lidhura me forcën që kanë këta persona.

LEXO EDHE:  Zgjidhni foton që ju frikëson më tepër dhe zbuloni të fshehtën e madhe në jetën tuaj