Ballina Kuriozitet Ja çfarë ndodh kur një mizë ulet në ushqimin tuaj

Ja çfarë ndodh kur një mizë ulet në ushqimin tuaj

Pikë së pari mizat nuk kanë dhëmbë. Ato ushqehen duke thithur lëngje përmes një “tubi” si hundë. Kur ato ulen në ushqim të fortë lëshojnë pështymë në të. Pështyma e zbut ushqimin dhe e bën të përshtatshëm për mizat për tu thithur nga ato. Nëse e vjella e mizës nuk është aq e keqe, konsideroni këtë gjënë tjetër…

Mizave u pëlqen të ushqehen me më shumë gjëra sesa ka në tryezën tuaj. Ato shkojnë në kazanet e plehrave apo ushqime të tjera të shpifura dhe të prishura si mish i kalbur. Këto ushqime të prishura, plehërat apo mishi i kalbur mund të jenë të mbushura me bakterie të rrezikshme, infektuese.

Këto bakterie mund ti ngjiten mizës dhe ndërkohë që miza juaj është në ushqimin tuaj mund ti zbrazë dhe këto bakterie gjithashu.
Besohet që mizat kanë transmentuar mbi 65 sëmundje te njerëzit si për shembull, ethet tifoid, koleren dhe turbekulozin.