Ballina Kuriozitet “A ka ardhur njeriu nga një galaksi tjetër?”, ja çfarë thonë shkencëtarët

“A ka ardhur njeriu nga një galaksi tjetër?”, ja çfarë thonë shkencëtarët

Një pjesë e konsiderueshme e njerëzimit dhe gjithçka që e rrethon atë, nuk është material “autokton” i galaksisë sonë, por i mbërritur miliarda e miliarda vite më parë nga hapësira.

Në këtë përfundim ka mbërritur studimi i fundit i kryer duke shfrytëzuar simulimin kompjuterik të atyre që njihen si “transferta ekstragalaktike”.

Këto të fundit janë një zbulim relativisht i ri për shkencëtarët, që thonë se bëhet fjalë për erëra të forta në hapësirë që transportojnë me vete materiale nga njëra galaksi në tjetrën.

E në bazë të këtij simulimi, thotë astrofizikani udhëheqës i studimit, Daniel Anglés-Alcázar, mund të themi se me gjasa njerëzimi dhe një pjesë e konsiderueshme e materies, jo vetëm në sistemin tonë diellor, por në gjithë “Rrugën e Qumështit” është “emigrante” nga galaksi të tjera.

“Duke pasur parasysh sesa shumë materie e ekstragalakstike mund të ndodhet në galaksinë tonë, mund ta quajmë veten pa asnjë frikë si emigrantë ndërgalaktikë”, thotë ai.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook