Ballina Kuriozitet Keni probleme me gjumin? Ja si të flini për 120 sekonda

Keni probleme me gjumin? Ja si të flini për 120 sekonda

Shumë njerëz kanë probleme me gjumin dhe çdo natë kanë një betejë aspak të lehtë për të fjetur.

Mungesa e gjumit është një problem i zakonshëm për shkak të stresit, një regjimi të pabalancuar dhe për shkak të emocioneve.

Statistikat tregojnë se deri në 70 milionë njerëz në SHBA vuajnë nga një çrregullim i gjumit.

Mirëpo, çfarë të bëjmë nëse kemi probleme me gjumin natën? Bright Side na tregon se si për 120 sekonda mund të flini direkt. Një gjumë i mirë gjatë natës do të thotë një ditë e mirë të nesërmen…

Hapi i parë
Relaksoni muskujt e fytyrës, duke përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt rreth syve tuaj.

Hapi i dytë
Lëshoni sa më lirshëm krahët tuaj dh shtrihuni në shpinë drejt.

Hapi i tretë
Nxirrni frymën jashtë dhe qetësohuni. Pastaj, relaksoni këmbët!

Hapi i katërt
Hapat e mësipërm do t’ju duken të lehtë kur të lexoni të katërtin. Ju duhet ta “fiksoni” mendjen tuaj. Relaksohuni dhe mos mendoni asgjë për 10 sekonda. Mendoni 3 imazhe që të mund të fshijnë mendimet tuaja: Liqenin, detin ose qiellin.