Ballina Aktualitet Këto janë qytetet shqiptare që u rrafshuan totalisht nga tërmetet (Foto)

Këto janë qytetet shqiptare që u rrafshuan totalisht nga tërmetet (Foto)

Nëse ju ka qëlluar të notoni ndonjëherë pranë Currilave në Durrës, mund të keni prekur aty këtu më këmbë disa themele të shkatërruara që prehen në fund të detit Adriatik. Janë muret vjetra të qytetit të Durrësit, i rrafshuar disa herë nga tërmetet.

Qyteti i lashtë bregdetar dhe kryeqyteti i Tiranës bëjnë pjesë në brezin e fuqishëm Jonik-Adriatik, i cili është edhe brezi më sizmik i vendit tonë, e për pasojë më i rrezikuari nga lëkundjet. Nga lashtësia e deri në ditët e sotme, Shqipëria është goditur nga një sërë tërmesh të fuqishme, të cilat kanë rrafshuar edhe disa nga qytetet më të bukura të ditëve të sotme: Shkodrën, Durrësit dhe Shkupin.

Sipas “Si”, nga studimet e pakta që kanë ardhur deri në ditët tona rezulton se gjatë shekullit te 19-të në Shqipëri janë ndjerë 77 tërmete me mbi 7 ballë. Shqipëria është një rajon disi i komplikuar për sa i përket pikëpamjes gjeologjike dhe sizmotektonike. Ajo është e vendosur në zonën që përfshin Detin Egje, e cila është zona më aktive e Europën Juglindore.

Si u rrafshua Durrësi?
Durrësi është “kryeqyteti” i tërmeteve në Shqipëri, i rrafshuar dhe i rindërtuar disa herë nga fillimi. Qyteti bregdetar është prekur rëndë në historinë e tij të gjatë nga tërmetet, sidomos në vitet 334 dhe 506 të erës sonë, si në vitin 1273. Sipas sizmologëve ky tërmeti ka shënuar 25 mijë viktima në atë kohë dhe ka shkatërruar plotësisht qytetin. Sipas historianëve, tërmeti shkaktoi gjithashtu një cunami, i konsideruar nga venecianët si ngjarja më e llahtarshme e asaj kohë.

Në librin e tij, historiani dhe studiuesi George Pakimeres (1242–1310) përshkruan tërmetin e tmerrshëm që goditi qytetin e Durrësit, duke shkruar se: “Pas pak kohe, një ngjarje fatkeqe dhe e trishtë ndodhi në Durrës. Brenda muajit të korrikut, zhurma të pazakonte e bënë tokën të lëkundet në mënyrë të vazhdueshme, zhurma që ne normalisht do i quanim rënkime. Ato paralajmëronin se diçka e frikshme pritej të ndodhte.

Një ditë, zhurma ishte më e vazhdueshme dhe më me forcë se më parë. Frika që mbërtheu disa njerëz, i bëri të shkojnë dhe të gjejnë strehim jashtë qytetit, pasi kishin frikë se gjërat do të përkeqësoheshin. Nata ra me zhurmën e fortë të ditës së mëparshme dhe bashkë me të, erdhi një tërmet i fuqishëm, më i fortë se cilido tjetër që mbahej mend. Nuk ishte, siç mund ta përshkruajë ndokush, një tronditje e tokës që lëvizte sa majtas djathtas, por ishin goditje të forta dhe lëkundje sa që, pa hapur e mbyllur sytë, i gjithë qyteti ishte kthyer përmbys dhe rrafshuar përtokë. Shtëpitë dhe ndërtesat e larta, që nuk rezistuan as edhe një sekondë, i zunë nën vete banorët e tyre. Sepse njerëzit nuk kishin ku të shkonin, për arsye se ndërtesat ishin ngritur njëra ngjitur me tjetrën. Në të vërtetë, shumë më i madh ishte shansi për mbijetesë, për ata që kishin qëndruar brenda, se sa ata që kishin dalë nga shtëpitë, të cilat kishin shpëtuar pjesërisht.

LEXO EDHE:  Gjendet i pajetë një i moshuar në plazhin e Currilave, ja dyshimet e para të policisë

Asnjëra nga ndërtesat nuk mbeti e paprekur. Ato ranë mbi njëra-tjetrën, dhe ndonjë ndërtesë që i shpëtoi shkatërrimit, u shemb prej kolapsit të të tjerave.

Katastrofa ishte shumë e beftë për t’i mundësuar ndokujt të mbijetonte duke ikur. Për shumë njerëz, ishte si një ëndërr; ata nuk e zbuluan asnjëherë se në ç’lloj ngjarjeje kishin vdekur. Fëmijët e vegjël dhe bebet, duke mos kuptuar çfarë kish ndodhur, u varrosën nën rrënoja. Tronditjet ishin të tilla që të mbijetuarit, të gjendur përballë fryrjes së detit, imagjinuan se kjo ndoshta ishte jo vetëm fillimi i më shumë agonie, por në të vërtetë, fundi i botës. Duke qenë se qyteti ndodhej në bregdet dhe tërmeti i frikshëm kish ndodhur kaq befasisht, ata që e gjetën veten jashtë dhe që ishin shurdhuar, teksa shihnin shtëpitë që binin njëra pas tjetrës, menduan se ky qe në fakt fundi i universit.

Tërmeti zgjati për jo pak kohë deri kur asgjë nuk mbeti në këmbë. Gjithçka brenda qytetit ishte shembur dhe kish zënë banorët, me përjashtim vetëm të akropolit, i cili i mbijetoi tërmetit. Kur agoi dita, banorët në zonat përreth nxituan në qytet menjëherë dhe nisën të gërmojnë, duke përdorur gjithçka që mund t’u binte në dorë: kazma, sfurqe dhe çdo vegël tjetër që mund të gjenin. Ata i hynë punës, duke u përpjekur sigurisht që të shpëtonin çdo viktimë të pafat që mund të ishte ende gjallë, por ç’është më tepër, në përpjekje edhe për të shtënë në dorë çdo lloj pasurie që mund të nxirrnin nga brenda rrënojave. Siç ndodhi, bashkë me të rriturit vdiqën dhe trashëgimtarët dhe nuk ishte askush që të pretendonte pronën. Kështu pas disa ditësh, pasi kishin marrë flori dhe gjëra të tjera që kishin gjetur, shqiptarët rreth e rrotull Durrësit e braktisën këtë qytet të lashtë në vetminë e tij, një qytet tashmë i panjohshëm, i cili numërohej mes qyteteve ekzistues jo prej ekzistencës së tij, por thjeshtë prej emrit. Peshkopi i tij, Niketas, që kish qenë aty gjithë kohës, mbijetoi, ndonëse në të gjithë trupin tashmë kishte plagë të fatkeqësisë. Përballë një katastrofe të tillë, që askush nuk do të kish menduar ndonjëherë se ishte e mundur, atë e kapi paniku dhe ia mbathi, duke e lënë metropolin të privuar jo vetëm nga personi i tij, por edhe nga banorët, shkëlqimin e ndërtesave dhe gjallërinë e dikurshme”.

LEXO EDHE:  Pas sekuestrimit në Durrës, 'kokaina ndërron destinacion', ja ku kapen 1.6 ton në kamionin me banane të Kolumbisë

Por betejat e qytetit nuk do të kishin të mbaruar pasi në dhjetor te vitit 1926, Durrësi dhe rajoni rreth tij u goditen nga një seri tërmetesh të fuqishme, të cilat shkatërruan shumicën shtëpive, rrëzuan minaret e xhamive; një portë e kalasë së vjetër u shkatërrua plotësisht.

Shkodra
35 vjet më parë me 15 prill të viti 1979 një termet i fuqishëm goditi qytetin e Shkodrës, duke shkatërruar një pjesë të mirë të qytetit. Atë të dielë shumica e njerëzve po pinin kafenë e mëngjesit ose vazhdonin të flinin ende në shtretërit e tyre. Por lëkundja e fuqishme që vinte nga nëntoka rrafshoi në pak sekonda çatitë. Instituti sizmiologjik shqiptar deklari asaj kohe se tërmeti ishte rreth 8 ballë. Edhe pse me epiqendër Veriun e Shqipërisë, valët e tij u ndien fort deri në Tiranë . Por më shumë se kudo këto lëkundje u ndjenë në zonën e poshtme të lumit Buna. Tërmeti i atij mëngjesi prilli ka shënjuar njëherë e përgjithmonë jetën e këtyre banorëve, duke lënë pas brenga, dhimbje dhe shkatërrim. Megjithatë ky tërmet nuk ishte i vetmi, pasi një tjetër lëkundje e fuqishme kishte shkatërruar Shkodrën në qershor të vitit 1905.

Ky tërmet ishte më i fuqishëm se ai i vitit 1885 dhe rrënoi Bushatin, Jubanin, Kosmaçin, Vaun e Dejës, dhe një pjesë të Shkodrës. Nga lëkundjet e tokës u vërejtën fenomene të çuditshme për kohën: Ujrat e Kirit, Drinit e Bunës dolën nga shtretërit dhe u “turrën” drejt zonave të banuara. Nga muret dhe nga kodra e kalasë u rrëzuan një sërë gurësh të mëdhenj, duke dëmtuar mjaft shtëpi në lagjet Qafë, Tabakë e Alibegaj. Si pasojë e këtij tërmeti ne Shkodër u shkatërruan plotësisht 1500 shtëpi dhe u dëmtuan rëndë të gjitha shtëpitë e tjera të qytetit. Më shumë se 200 persona humbën jetën dhe mbi 500 të tjerë u plagosën. Nuk ka dokumente që tregojnë se shteti ndihmoi të dëmtuarit. Dëshmitarë okularë të kohës kanë pohuar se ushtria turke ka shpërndarë disa çadra dhe disa familje që jetonin afër garnizonit turk. Në arkivin e Shkodrës ekziston një korrospondencë e Arqipeshkvisë me Konsullin austriak për dy ndihma nga Austro-Hungaria , secila me nga 25.000 korona. Njëra u dha për të dëmtuarit nga tërmeti por nuk dihet se kush përfitoi, ndërsa tjetra thuhet se është dhenë për rindërtimin e kishës katedralë (Kishës së Madhe).

LEXO EDHE:  Zgjedhjet - Ja emri i ri i kandidatit te PS për kryetar në Bashkinë e Kavajës

Shkupi
Një nga tërmet më të fuqishme që ka goditur trojet e banuara nga shqiptarët, ka qënë ai i Shkupit, në vitin 1963. Me 26 korrik qyteti histoik u rrafshua nga një tërmet i fuqishëm që u mori jetën 1.070 banorëve dhe plagosi 3.000 të tjerë. Sipas të dhënave të dokumentuara, tërmeti ndodhi në orën 5 e 17 minuta, por u pasua nga qindra lëkundje të tjera. Më shumë 15.800 ndërtesa mbetën plotësisht të shkatërruara, duke lënë të pastrehë 200.000 persona. Tragjedia bëri që një pjesë e mirë e vendeve perëndimore të solidarizohej me Shkupin. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar u bëri apel që të gjitha organizatave që të mund të sillnin ushqim për fëmijët dhe të mbijetuarit e Shkupit, ndërkohë që shumë vende perëndimore ndihmuan në rindërtimin e qytetit.

Menjëherë pas katastrofës, Kombet e Bashkuara ndërmorë një sërë aktivitetesh që të ndihmonin në rindërtimin e qytetit të shkatërruar. Në ato kohë, Shkupi u kthye në shembullin më të mirë të solidaritetit njerëzor. Por tërmeti katastrofal u kthye në një katastrofë njërëzore për shqiptarët. 50 vite pas kësaj ngjarjeje të dhimbshme kanë dalë në dritë dokumente që dëshmojnë se në atë kohë autoritetet shtetërore, përveç përpjekjeve për të rimëkëmbur qytetin, hartuan edhe projekte për dëbimin e shqiptarëve nga Shkupi, me qëllim ndryshimin e strukturës etnike dhe fetare të popullsisë”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook