Ballina Kuriozitet Kleopatra , 8 fakte që si dini për gruan e hekurt !

Kleopatra , 8 fakte që si dini për gruan e hekurt !

Kleopatra ishte sundimtarja e parë dhe e vetme në përiudhën e lashtë, dhe për një kohë kur bota ishte maskiliste, arritjet e saj ishin të paimagjinueshme. Kleopatra ishte femër fatale, sharmi i saj ishte kombinuar në mënyrë perfekte me inteligjencën dhe kështu ajo për dy dekada ishte sundimtarja e Egjiptit të lashtë. Lidhja me Jul Çezarin ishte një ndër pjesët më të përfolura të jetës së saj, por ka disa fakte të cilat nuk janë bërë shumë publike. Ja se çfarë nuk dini për femrën më të përfolur të historisë:

Kleopatra nuk ishte nga Egjipti

Edhe pse e lindur në Egjipt, familja e saj mendohet se i ka rrënjët nga Maqedonia dhe Greqia.

Ajo ishte fryt i një incesti

Atëherë njerëzit martoheshin brenda rrënjëve familjare për të mos përzierë gjakun. Prindërit e Kleopatrës ishin motër dhe vëlla.

Bukuria nuk ishte arma e saj e fortë

Edhe pse Kleopatra kishte një inteligjencë për t’u admiruar, më së shumti është folur për pamjen e saj. Ajo fliste shumë gjuhë të huaja, dhe kishte studiuar matematikë, filozofi, oratori dhe astronomi. Gjithashtu bukuria e saj është mbivlerësuar pasi në skulptura ajo duket të ketë një pamje mëse normale.

Ajo kishte gisht në vrasjen e tre motrave dhe vëllezërve

Ajo si të gjithë sundimtarët është martuar me vëllezërit e saj. Por për të marrë fronin asaj i është dashur që të heq qafe vëllain e saj të parë. Gjithashtu ajo është ndihmuar edhe nga Jul Çezari. Më pas u martua me vëllain e saj të vogël të cilin e vrau. Në fund ekzekutoi të motrën.

Ajo ishte perfekte për të bërë hyrje madhështore

Një nga gjërat që ajo dinte të bënte më së miri ishin hyrjet madhështore. E tillë ishte edhe takimi me Jul Çezarin, ku që prej hyrjes së saj duket se sundimtari Romak u mahnit nga Kleopatra.

Kleopatra së bashku me Mark Antonin kishin klubin e tyre të pijeve

Historia e dashurisë mes Kleopatrës dhe sundimtarit romak, Mark Antoni ishte një tjetër pjesë jo pak e komentuar. Por ata së bashku kishin formuar një klub ku bashkoheshin mbrëmjeve për të pirë verë dhe për të organizuar lojra të ndryshme argëtuese.

Ajo nuk vdiq nga pickimi i gjarprit

Historia thotë se Kleopatra u vetëvra me helmin e gjarprit. Ajo vendosi gjarprin në krahun e saj që ta pickonte, por nuk është e vërtetë.Një nga historianët më të mirë, thotë se ajo mbante gjithmonë me vete një lloj helmi dhe mendohet të ketë pirë atë.