Ballina Kuriozitet Më thuaj kur ke lindur, të të them cila pemë je dhe...

Më thuaj kur ke lindur, të të them cila pemë je dhe ç’karakter ke

Në lashtësi, njerëzit e dashuruar pas natyrës, bazonin besimet e tyre magjike mbi katër elementë thelbësorë: Uji, Ajri, Toka dhe Zjarri.

Sipas tyre, forcat dhe energjitë që mbajnë këto katër materie, ndërtonin jo vetëm arsyen e jetës por edhe fatin e qënieve njerëzore.

Pemët bëjnë pjesë në këtë ‘magji empirike’ e  cila edhe sot, me anë të ditës së lindjes, mund të kontrollojë korespondimin simbolik që i përket.

Çdo pemë është e lidhur me një datë lindjeje dhe si rrjedhojë, mund të lexoni domethënien:

23 dhjetor – 01 janar – Molla

2 janar – 11 janar – Bredhi

12 janar – 24 janar – Elm

25 janar- 3 shkurt – Selvi

4 shkurt – 8 shkurt – Alami

9 shkurt – 18 shkurt – Kedër

19 shkurt- 28 shkurt – Pishë

Nga 1 marsi në 10 mars – Shelg lotues

11 mars – 20 mars – Limoni

21 mars – Lisi

22 mars – 31 mars – Lajthia

Nga 1 prill në 10 prill – Vadjëz

11-20 prill – Panjë

21 prill-30 prill – Arrë

1 maj-14 maj-Alami

15 maj-24 maj – Gështenja

25 maj-3qerhor – Pema e Hirit

4 qershor – 13 qershor – Shkozë

14 qershor-23 qershor – Fiku

24 qershor – Thupër

25 qershor-4 korrik – Molla

5 korrik – 14 korrik – Bredh

15 korrik-25 korrik – Elmi

26 korrik – 4 gusht – Selvi

5 gusht – 13 gusht – Alami

14 gusht – 23 gusht – Kedër

24 gusht – 2 shtator – Pisha

3 shtator – 12 shtator – Shelgu lotues

13 shtator – 22 shtator – Limoni

24 shtator – 3 tetor – Lajthia

4 tetor – 13 tetor – Vadjëz

14 tetor – 23 tetor – Panjë

24 tetor – 11 nëntor – Arra

12 nëntor – 21 nëntor – Gështenja

22 nëntor – 1 dhjetor – Pema e Hirit

2 dhjetor-11 dhjetor – Shkozë

LEXO EDHE:  Hiqni dorë nga fallxhoret, nuk do ta besoni çfarë i bëjnë trurit tuaj

12 dhjetor – 21 dhjetor – Fiku

22 dhjetor – Ahu

Alami (Pasiguri)
Është njeri me nivel të lartë të sensit estetik, jo shumë i sigurtë në vete, kurajoz vetëm nëse është e nevojshme, ka nevojë të rrethohet nga ambjent i këndshëm. Njeri selektiv, ndonjëherë vetmitar, shumë entuziast, natyrë artistike, organizator i mirë. Dashuron filozofinë, i/e besueshëm/e në çdo situatë dhe i merr shumë seriozisht marrëdhëniet

Thupra (Frymëzim)
Tërheqëse, elegante, mikpritëse, pa pretendime, njeri modest dhe i gjallë, por nuk i pëlqejnë ekzagjërimet, urren vulgaren, do jetën e thjeshtë dhe në natyrë, shumë pasionalë, me shumë fantazi, pak ambiciozë, krijojnë një atmosferë qetësie dhe të kënaqshme

Panjë (Mendje hapur)
Njeri jashtë të zakonshmes, me shumë fantazi dhe origjinalitet, të turpshëm dhe të rezervuar, ambiciozë, krenarë, me vetëbesim, me dëshirë për eksperienca të reja, ndonjëherë nervozë, ka shumë komplekse, kujtesë të mirë, mëson lehtë, jetë sentimentale të komplikuar, i pëlqen të impresionojë. Do duhet të kërkosh një marrëdhënie serioze që do të të mbushte jetën dhe do të të bënte të lumtur.

Lajthia (të jashtëzakonshëm)
Tërheqës, pa pretendime, shumë të mirëkuptueshëm, dinë të impresionojnë të tjerët, të besueshëm, mendje hapur, pozitivë, luftëtarë, aktivë në kauzat sociale, popullorë, lunatikë dhe të dashur, kapriçiozë, sensualë dhe pasionalë, të bukur, të ndjeshëm, të ndershëm dhe tolerantë, me ndjesinë e drejtësisë.

Gështenja (ndershmëri)
Me bukuri të pashoqe, nuk do të bëjë përshtypje, me sens të zhvilluar të drejtësisë, të gjallë, njerëz me interesa, diplomatë aq sa edhe impulsivë dhe shumë të ndjeshëm, shpesh të pasigurtë tek vetja.

Pema e Hirit (Ambiciozë)
Bëhet fjalë për një person shumë tërheqës, i gjallë, impulsiv, të kërkuar, nuk do t’ia dijë për kritika, abicioz, inteligjent, i talentuar, i pëlqen të luajë me fatin, mund të jetë egoist, shumë i besueshëm, besnik, i kujdesshëm. Ndonjëherë truri i kontrollon zemrën, por i merr shumë seriozisht lidhjet.

LEXO EDHE:  Zgjidh një portë dhe zbulo çfarë tregon për karakterin tuaj

Ahu (Krijimtari)
Kanë shumë shije, shqetësohen për paraqitjen, materialistë, organizojnë shumë mirë jetën dhe karrierën e tyre, janë njerëz që dinë të bëjnë ekonomi, udhëheqës të zotë, nuk ndërmerr rrisqe të kota, të arsyeshëm, një shok/shoqe i/e mirë jete, shqetësohet për linjat e trupit

Shkozë (Shije e mirë)
Bukuri e freskët, shqetësohen për paraqitjen dhe situatën ekonomike, kanë shije dhe nuk janë egoistë, duan të jetojnë sa më mirë, të arsyeshëm dhe të disiplinuar, të sjellshëm, duan partnerë të jashtëzakonshëm, shumë të ndërgjegjshëm

Limoni (Dyshues)
Pranojnë atë që u ofron jeta në një mënyrë komplekse, urrejnë të luftojnë, stresin dhe punën. Kanë antipati për dembelizmin dhe përtacinë. Njerëz të butë që sakrifikohen për miqtë, me shumë talente, por jo aq këmbëngulës sa për t’i shfrytëzuar. Ankohen shpesh, janë xhelozë por të ndershëm

Molla (Dashuri)
Personat e lindur në këto data janë njerëz me trup të lehtë, me shumë karizëm, surprizuese dhe ‘të këqinj’, krijojnë atmosferë të këndshme, aventurierë, të ndjeshëm, gjithnjë të dashuruar. Duan të dashurojnë dhe t’i dashurojnë, partnerë besnikë dhe të përkushtuar, shumë bujarë, kanë talente shkencore, jetojnë ditën, duan filozofinë, moskokçarës, të pamposhtur.

Elmi (Mentalitet Fisnik)
Bëjnë gjithnjë figurë të mirë, kanë shije në të veshur, pretendime modeste, nuk falin lehtë, të qeshur, mund të lejojnë t’i drejtosh, por jo për përulje. Partnerë të ndershëm, u pëlqen të marrin vendime për të tjerët, me mendje fisnike, bujarë, me shumë sens humori, praktikë.

Vadjëz (Ndjeshmëri)
Tërheqës, të qeshur, japin pa pritur gjë në këmbim, duan të tërheqin vëmendjen, dashurojnë jetën, emocionet. Nuk pushojnë kurrë dhe u pëlqejnë komplikimet, janë të varur dhe të pavarur në të njëjtën kohë, kanë shumë shije, njerëz me dell artistik, të apasionuar, emotivë, nuk harrojnë.

Kedër (Besim)
Kanë bukuri të çuditshme, dinë të adaptohen dhe duan luksin, me shëndet shumë të mirë, nuk janë të turpshëm, kanë tendencën të shohin nga lart poshtë, të besueshëm, të vendosur, të paduruar, u pëlqen të impresionojnë të tjerët, të talentuar, optimist, presin dashurinë e vërtetë, të aftë për të marrë shpejt vendime.

LEXO EDHE:  FOTO/ Nga Luana, Lori, Armina e Noizy deri tek Monika Kryemadhi, ja si u veshën 100 të ftuarit në koncertin e Elvana Gjatës

Selvi (Besnikëri)
Të fortë, të pashëm, të adaptueshëm, marrin gjithçka që jeta u ofron, gjithnjë të kënaqur, optimistë, urrejnë vetminë, të apasionuar, besnikë në lidhje, ndonjëherë të padisiplinuar dhe ndonjëherë pak hajdutë.

Arra (Pasioni)
Të pamëshirshëm, janë krijesa të çuditshme me shumë kotraste, shpesh egoistë, agresivë, fisnikë, me horizont, aspak fleksibël, reagojnë në mënyrë spontane, ambiciozë, partnerë të vështirë dhe të pazakontë, jo gjithnjë të këndshëm, strategjikë, shumë xhelozë dhe të apasionuar.

Ulliri (Mençuria)
Dashuron diellin, ngrohtësinë, të sjellshëm, ndjenja të arsyeshme, të ekuilibruar, evitojnë agresivitetin dhe dhunën, tolerantë, të qeshur, të qentë, me sens të zhvilluar të drejtësisë, të ndjeshëm, empatik, aspak xhelozë, dashurojnë leximin dhe shoqërinë me njerëz të sofistikuar.

Pisha (Veçantia)
Pëlqejnë shoqërinë e mirë, të fuqishëm fizikisht, di të bëjnë jetë të rehatshme, shumë aktivë, të natyrshëm, janë shoqëri e mirë, por jo gjithnjë miqësorë, bien lehtë në dashuri, por pasioni i tyre digjet shpejt, të besueshëm dhe praktikë.

Lisi (Kurajo)
Njerëz të fuqishëm nga natyra, kurajozë, të pavarur, të ndjeshëm, nuk pëlqejnë ndryshimet, me këmbë në tokë dhe duan vëmendje.

Shelgu lotues (Malinkoni)
Të bukur, por malinkonikë, tërheqës, empatikë, duan gjërat e bukura, kanë shije, duan udhëtimet, ëndërrimtarë, të papërtuar, kapriçiozë, të ndershëm, nuk është e lehtë të jetosh me ta, me intuitë, vuajnë për dashurinë. Shumë miqësorë.

Fiku (Ndjeshmëri)
Shumë të fortë, njerëz kokëfortë, të pavarur, nuk duan kundërshtime, duan jetën, familjen, fëmijët dhe kafshët, pak të pastabilizuar nga ana sociale, me shumë ndjenjë humori. Përtacë, talent praktikë, inteligjentë. Njerëz sensualë dhe tërheqës për seksin e kundërt. Elegantë dhe dinë të sillen.