Ballina Kuriozitet Mos i fshihni kurrë paratë në këto vende, ja pse

Mos i fshihni kurrë paratë në këto vende, ja pse

Nëse keni mbetur peng i zakoneve të vjetra të gjysheve, që dikur i fshihnin paratë në sëndukët e shtëpisë, apo poshtë dyshekut, tani nuk duhet ta bëni më! Truket e hajdutëve sot janë sofistikuar po aq sa edhe metodat e vjedhjes.

Edhe pse bankat cilësohen si institucionet e sigurta të ruajtes dhe sigurimit të parave, ka shumë individë që i qëndrojnë besnik të vjetrës. Mendojnë se lekët i kanë më të sigurta, kur i kanë përpara syve.

Sidomos kur bëhet fjalë për një shumë cash parash që llogaritet gjithmonë për shpenzime të përditshmërisë, harxhime, blerje, kosto të jetesës, etj.

Ndaj, për këtë kategori njerëzish, ne kemi sjellë disa këshilla të vlefshme mbi paratë dhe ruajtjen e tyre nga sipërmarrësit më të suksesshëm në botë. Bëni mirë t’i mbani shënim ato!

.Kutitë apo objektet e vogla janë vendi më i pasigurtë në botë, pasi nëse dikush vjen për të vjedhur shtëpinë tuaj, atëherë ato do të jenë gjëja e parë që do të marrë. Për shembull kutitë e bizhuterive, në qoftë se nuk do i marrin për para, do i marrin për vlerën e tyre.

2.Poshtë dyshekut apo brenda jastëkëve. Duhet thënë që të gjithë ne të paktën njëherë në jetë i kemi fshehur paratë tona poshtë dyshekut apo brenda jastëkëve. Ndoshta dikur ishin vendet më të sigurta, sot janë ndër të parat që një hajdut do të shikonte. E njëjta gjë vlen edhe brenda divanëve në sallon.

3.Keni parë shpesh nëpër filma që vendi ideal për të fshehur paratë janë mbrapa ndonjë kornize ose pikture, por realisht hajdutët tashmë e dinë që ky vendi që ju e konsideroni sekret nuk është dhe aq sekret. Ata tashmë e kanë zbuluar këtë vend.

LEXO EDHE:  Arrestohet trafikanti 36-vjeçar në aeroport, i gjendet një shumë e madhe parash si dhe...

4.Ndoshta po mendonit për t’i futur brenda dollapit apo sirtarëve. Epo do të vepronit plotësisht gabim, përveç se janë vendet ku fëmijët dëshirojnë të luajnë ato janë dhe shënjestra e çdo hajduti.

5.Brenda çorapeve. Duket si një zakon i gjysheve tona. Ato i fshihnin pikërisht brenda çorapeve të tyre, por përveç faktit që këto çorape grisen, tashmë është një vend mjaft i njohur për të gjithë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook