Ballina Kuriozitet Ndiheni sikur puna po jua “merr shpirtin” dita-ditës? Ja se si mund...

Ndiheni sikur puna po jua “merr shpirtin” dita-ditës? Ja se si mund ta shmangni

Edhe punët më të mira mund t’jua “marrin shpirtin”. Sa më shumë të punoni dhe sa më shumë ta doni rrugën drejt suksesit, aq më të lehtë mund ta keni për t’u futur në një situatë të komplikuar nga e cila vështirë se mund të dilni.

Sipas kërkimeve të fundit të kryera nga Shoqata Psikologjike Amerikane dhe Qendra Kombëtare për Opinionet Publike:

-48% e amerikanëve kanë përjetuar stres në rritje gjatë 5 viteve të fundit
-31% e të punësuarve kryefamiljarë kanë vështirësi në mirëmenaxhimin e punës dhe përgjegjësive familjare
-53% e punonjësve shprehen se ndihen shumë të lodhur dhe të mbingarkuar

Një Shoqëri për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore zbuloi se mbingarkesa dhe lodhja e madhe në punë ishin një prej arsyeve më të shpeshta dhe që qëndronte në krye të listës.

Në pjesën më të madhe të rasteve punonjësit e kuptojnë se puna e tyre aktuale po jua “merr shpirtin” atëherë kur ata janë të ndërgjegjshëm që po investojnë më shumë në punën e tyre sesa po marrin në këmbim. Përpara se edhe ju të bëni pjesë në këtë kategori, ju duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj shenjave të para paralajmëruese, të cilat do t’i gjeni në vijim të këtij artikulli.

Probleme shëndetësore. Lodhja në punë ka një ndikim negativ mbi shëndetin tuaj, si atë fizik ashtu edhe atë mendor. Nëse keni dhimbje të shtyllës kurrizore, sëmundje të zemrës, vuani nga obeziteti dhe depresioni, duhet të uleni dhe të merrni në konsideratë rolin që luan puna juaj në shëndetin tuaj, para se të jetë tepër vonë.

Vështirësi njohëse. Kërkimet tregojnë se stresi ndikon në mënyrë direkte në funksionimin e trurit. Ai ndikon në humbjen e kujtesës suaj, në aftësitë vendimmarrëse, kontrollin mbi emocionet dhe humbje të përqendrimit. Nëse vini re s’po jeni duke marrë vendime që më pas mendoni se nuk duhet t’i kishit marrë, nëse keni shpërthime emocionale të pakuptimta, atëherë dhe ju bëni pjesë në kategorinë e punonjësve që puna po jua “merr shpirtin”.

LEXO EDHE:  Të punuarit nga shtëpia, një nga mënyrat më produktive

Vështirësia me punën dhe marrëdhëniet personale. Stresi ndikon në çdo gjë që ju bëni dhe veçanërisht në marrëdhëniet me njerëzit. Ndër situata më të këqija janë ato kur mendohet se stresi menaxhohet në punë dhe pastaj, gjithë sa keni akumuluar ju e merrni me vete edhe në shtëpi, gjë që ndikon negativisht në marrëdhëniet tuaja familjare.

Kur shtëpia juaj kthehet në zyrë pune. Puna nuk përfundon asnjëherë, edhe nëse ju do të vazhdoni të punoni sapo të shkoni në shtëpi. Kjo jo vetëm që ndikon negativisht në prishjen e ekuilibrit ndërmjet jetës personale dhe asaj profesionale, por është edhe një shenjë e fortë për të kuptuar se puna po jua merr shpirtin.

Lodhja. Një ndër pasojat më të dukshme të një situate në të cilën puna jua “merr shpirtin” është lodhja, lodhja, lodhja. Ju ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe më e keqja është se edhe pasi përfundoni punën dhe kur shkoni në shtëpi, nuk keni dëshirë të merreni me asgjë tjetër.

Negativiteti. Lodhja, stresi, mbingarkesa të gjithë elementë kontribuues të një situate në të cilën puna “po jua merr shpirtin”. Kjo mund të ndikojë edhe negativisht tek ju si individ, dhe nëse e vini re një gjë të tillë, bëni mirë të merrni masa për ta luftuar atë, pse jo edhe të largoheni nga puna në të cilën jeni aktualisht.

Gjithmonë të pakënaqur. Zakonisht punonjësit të cilët janë të mbingarkuar me punë dhe të stresuar, janë edhe gjithmonë të pakënaqur me arritjet e tyre, sepse janë gjithmonë duke dhënë pa marrë asgjë në këmbim (përveç stresit).

Humbje motivimi. Zakonisht në fazat e para të fillimit të një pune, të gjithë janë optimistë dhe shohin pjesën më të madhe të situatave nga një këndvështrim gjithashtu pozitiv. Por me kalimin e kohës, optimizmi me të cilin e filluat punën sa vjen e humbet. Dhe është pikërisht ky një prej atyre shkaqeve që ju bën të humbisni motivimin.

LEXO EDHE:  Si të shmangi thartësirat në stomak, ja disa kura popullore që bëjnë mrekulli

Performanca. Zakonisht punonjësve të cilët puna ua “merr shpirtin” kanë performancë më të mirë dhe duke qenë e tillë, edhe në momentin që fillon të shënojë rënie, të tjerët nuk e vënë re. Po jeni pikërisht ju ai që duhet të monitoroni vetë ecurinë tuaj dhe nëse vini re shenja rënieje atëherë duhet të përpiqeni të kuptoni se cilët janë shkaktarët kryesorë që fshihen pas.

Vetëvlerësim i ulët. Kjo cilësi është tipike për njerëzit të cilët janë të mbingarkuar dhe të stresuar në punë. Mungesa e motivimit, stresi, mungesa e vendimmarrjes, ndikojnë të gjitha duke bërë që ju të keni një nivel të ulët vetëvlerësimi.

Si ta shmangni një situatë të tillë

Simptoma të njohura edhe për ju? Mos u shqetësoni, sepse lufta ndaj një situate të tillë është kryesisht një çështje kujdesi ndaj vetes dhe mbi të gjitha mirëbalancimi. Këshillat e mëposhtme mund t’ju vinë në ndihmë:

Shkëputuni. Shkëputja është strategjia më e rëndësishme, sepse nëse nuk mund shkëputeni nga puna por ta merrni atë me vete edhe kur të shkoni në shtëpi, dijeni se po shndërroheni në një njeri të pashpresë (gjithmonë nëse një situatë e tillë përsëritet në vazhdimësi).

Kushtojini vëmendje sinjaleve të trupit tuaj. Është e lehtë të mendosh se një dhimbje koke është rezultat i dehidratimit apo se një dhimbje stomaku është rezultat i diçkaje që keni konsumuar pak më parë, por mund të ndodhë që të jetë edhe e kundërta. Të gjitha sinjalet e mësipërme mund të jenë edhe si pasojë e stresit dhe mbingarkesës në punë.

Pushoni. Është po aq e rëndësishme të planifikoni kohën se kur ju do të pushoni ashtu siç është edhe planifikimi i punës suaj.

LEXO EDHE:  (Video) Njerzit më të fuqishëm të botës ? Po sikur të ishin më të varfërit.

Mos merrni pilula për gjumin.Edhe nëse keni probleme me gjumin për shkak të dhe të mbingarkesës në punë këshillohet që të mos merrni qetësues, sepse ata nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të shtojnë edhe më shumë stresin.

Jini të organizuar. Një pjesë e madhe e stresit që ne akumulojmë gjatë ditës vjen edhe si pasojë e mungesës së organizimit. Sa më shumë të jeni të organizuar aq më mirë do ta menaxhoni ngarkesën në punë.

Ndajeni stresin me të tjerë. Edhe pse zakonisht këshillohet që stresin që ju krijohet në punë ta lini aty dhe mos ta merrni me vete edhe në shtëpi, një formë tjetër për ta luftuar atë është edhe ndarja me të tjerët. Kjo gjë ka rezultuar shumë efikase sepse nëse e ndani me dikë tjetër një situatë stresuese, këshillat që mund të merrni mund të jenë të vlefshme dhe t’ju ndihmojnë që ta përballoni dhe ta kaloni sa më lehtë.

Në përfundim

Nëse ju ndodh që ta gjeni veten në pjesën më të madhe të situatave të mësipërme, atëherë duhet të mendoni seriozisht se kush është më e rëndësishme për ju, puna po shëndeti. Nëse është puna atëherë mund të vazhdoni në të njëjtën rrugë që keni nisur. Por primar është shëndeti dhe ndoshta ka ardhur momenti i duhur për të bërë ndryshimin e nevojshëm në të mirë të tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook