Ballina Bota Ndodh çudia në këtë shtet të Ballkanit, dënojnë me vdekje një lopë....

Ndodh çudia në këtë shtet të Ballkanit, dënojnë me vdekje një lopë. Zbuloni arsyen

Bullgaria ka dënuar me vdekje një lopë që kishte kaluar kufirin dhe kishte dalë jashtë territorit të BE-së nga ana e Serbisë dhe nuk kishte pasur dokumente kur kishte tentuar të kthehej në Bullgari.

Lopa me emrin Penka që i përket një fermeri bullgar, Ivan Haralampiev hyri në vendin fqinj pa u vënë re nga rojet kufitare.

Penka ishte vërejtur në territorin e Serbisë nga një fermer serb që e kishte kthyer te pronari.

Por, autoritetet bullgare thanë se sipas rregullave të Bashkimit Europian, Penka nuk duhet të futej në vend.

Fermeri bullgar, Ivan Haralampiev tha se lopa duhet të kontrollohet te veterineri.

Mjeku doli në përfundim se lopa duhet të vritet pasi kishte dalë nga BE me arsyetimin se kishte thyer ligjet e BE-së.