Ballina Kuriozitet Një histori 2300-vjeçare mbi shqiptarët e Afganistanit dhe traditat e ruajtura

Një histori 2300-vjeçare mbi shqiptarët e Afganistanit dhe traditat e ruajtura

Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh, rreth vitit 300 para erës sonë. U vendosën në atë rajon, ku u detyruan të martoheshin me gra vendase. Gjuha e tyre quhet burrashka, gjuha e burrave, ndërsa grate flisnin gjuhën tjetër vendase. Tani kjo gjuhë përsëri quhet burrashka, por është e përzjerë dhe nuk shkruhet.

Ata vetëquhen hundëzake. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vërtetë kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Mali përballë quhet Torabora (Tu ra borë). Një mal tjetër ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës. Ky mal quhet Rakaposhi (Ra kah poshtë). Ky vend panvarësisht se është malor, është tepër pjellor, ndaj dhe jetesa e tyre është e lehtë. 

Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues ndaj njëri tjetrit. Kryetari i Hundzës e ka titullin Mir (Më i miri). Festa më e madhe është Viti i Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët), quhet Naurosh (Na uro) dhe bie më 21 mars. Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganet, taxhikistanezët e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë te kuq.

Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltaret kërcejnë të kapur dore më dore në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltaret vishen me rroba me ngjyra të quajtura Kamarbunde. Banorët e Hundëzës dhe Baltezës e dinë origjinën e tyre të lashtë që kanë qenë ushtarë të Aleksandrit të Madh. Ata e lidhin origjinen e tyre me Greqinë, e cila ka patur më shumë kontakt me ta dhe nuk kanë shumë dijeni për Shqipërinë, gjuhën e së cilës flasin, pasi atje nuk ka shkelur asnjë këmbë shqiptari, panvarësisht se ka një mijë e një arsye për të shkelur e për t’u ngulur mirë.

LEXO EDHE:  Çfarë parashikon horoskopi juaj për karrierën

Përsa i përket fesë së tyre, pasardhesit e ilirëve reaguan ndaj futjes së fesë myslimane. Pijnë verë të përzier me ujë, si paraardhesit e tyre. Numri i tyre është 50 mijë. Janë të gjatë, të bardhë, me mollëza të kuqe. Shumica e tyre kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri, me flokë gështenjë, që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Jetojnë shumë vjet, pijne shumë ujë që rrjedh nga akullnajat, pine çaj me rrëshirë shkëmbi (që e quajnë shëlli-rë). Nuk pinë kafe. Janë 99% vegjetarianë.