Ballina Kuriozitet Njeriu më i pasur i të gjitha kohërave? Këtë emër nuk e...

Njeriu më i pasur i të gjitha kohërave? Këtë emër nuk e kishit dëgjuar kurrë më parë

Kur mendojmë për njerëzit më të pasur në botë të të gjitha kohërave, emrat si Bill Gates, Warren Buffet dhe John D Rockefeller vijnë menjëherë në mendje.

Por pak prej nesh kanë menduar, ose dëgjuar për Mansa Musa I nga Mali, mbreti afrikan i shekullit të 14-të, i cili sot konsiderohet personi më i pasur në të gjithë historinë e njerëzimit. Me një pasuri prej 400 miliardë dollarë, Mansa Musa I do të ishte shumë më i pasur se një nga njerëzit më të pasur në botë, si Carlos Slim, i cili renditet në vendin e 22 me 68 miliardë dollarë.

Lista, e përpiluar nga faqja në internet Celebrity Net Worth, rendit 24 njerëzit më të pasur në botë të të gjitha kohërave. Mansa Musa I udhëhoqi Perandorinë Maliane të Afrikës Perëndimore në fillim të viteve 1300, dhe e kishte ndërtuar pasurinë e tij duke shfrytëzuar prodhimin e kripës dhe arit në vendin e tij. Shumë xhami që ndërtoi shekuj më parë, qëndrojnë ende sot.

Kjo ështe lista e plotë e 26 njerëzve më të pasur të të gjitha kohërave :

1. Mansa Musa I, (Sundimtari i Perandorisë Maliane, 1280-1331) 400 miliardë dollarë

2. Familja Rothschild (1740-) 350 miliardë dollarë

3. John D Rockefeller (industrialist, 1839-1937) 340 miliardë dollarë

4. Andrew Carnegie (industrialist, 1835-1919) 310 miliardë dollarë

5. Car Nikolla II i Rusisë (Perandori i fundit i Rusisë, 1868-1918) 300 miliardë dollarë

6. Osman Ali Khan, Asaf Jah VII (sundimtari i fundit i Hyderabad, 1886-1967) 236 miliardë dollarë

7. William the Conqueror (Mbreti i Anglisë, 1028-1087) 229.5 miliardë dollarë

8. Muamar Gadafi (ish lideri libian, 1942-2011) 200 miliardë dollarë

9. Henry Ford (themeluesi i kompanisë Ford Motor, 1863-1947) 199 miliardë dollarë

LEXO EDHE:  Pse Nasa kërkon të studiojë spermën e demit dhe të njeriut në hapësirë?

10. Cornelius Vanderbilt (industrialist, 1794-1877) 185 miliardë dollarë

11. Alan Rufus (Shoqërues luftarak i Uilliam the Conqueror, 1040-1093) 178.65 miliardë dollarë

12. Bill Gates (Themeluesi i Microsoft, 1955-) 136 miliardë dollarë

13. William de Warenne, Earl i Surrey (fisnik Norman, ?? – 1088) 146.13 miliardë dollarë

14. John Jacob Astor (biznesmen, 1864-1912) 121 miliardë dollarë

15. Richard Fitzalan, i 10-të i Arundel (fisnik anglez, 1306-1376) 118.6 miliardë

16. John of Gaunt (biri i Edwardit III, 1330-1399) £ 110 miliardë

17. Stephen Girard (tregtar mongolez 1750-1831) 105 miliardë dollarë

18. Alexander Turney Stewart (sipërmarrës, 1803-1876) 90 miliardë dollarë

19. Henry, Duka i parë i Lancaster (fisnik anglez, 1310-1361) 85.1 miliardë dollarë

20. Friedrich Weyerhaeuser (sipërmarrës, 1834-1914) 80 miliardë dollarë

21. Jay Gould (sipërmarrës, 1836-1892) 71 miliardë dollarë

22. Carlos Slim (biznesmen, 1940-) 68 miliardë dollarë

23. Stephen Van Rensselaer (pronar tokash, 1764-1839) 68 miliardë dollarë

24. Field Marshall (themelues i Marshall Field & Company 1834-1906) 66 miliardë dollarë

25. Sam Walton (themeluesi i Walmart, 1918-1992) 65 miliardë dollarë

26. Warren Buffett (investitor, 1930-) 64 miliardë dollarë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook