Ballina Kuriozitet Nuk është Everest, zbuloni cili është mali miliona vjeçar më i lartë...

Nuk është Everest, zbuloni cili është mali miliona vjeçar më i lartë në botë

Hiqini mendimet e gabuara të fëmijërisë se mali Everest është mali më i lartë në botë, pasi kjo nuk është plotësisht e vërtetë, ja cili është ai.

Shumë prej nesh kanë mësuar se mali Everest është mali më i lartë në botë, por kjo njohuri nuk është e vlefshme më, pasi ekziston një çështje e vogël, e cila i ndërron gjërat.

Mali Everest zyrtarisht e ka majën më të lartë në botë në raport me nivelin e detit (8.848 metra), por nëse lartësia matet nga baza e malit deri në maje, do të gjendet në vendin e dytë në listën e maleve më të larta në botë.

Në këtë rast vendi i parë i takon Mauna Kei’t, një vullkan i fjetur me miliona vite në Havai. Pjesa më e madhe e këtij mali gjendet nën ujë, kështu që lartësia e përgjithshme e tij është 10.152 metra.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook