Ballina Bota Ofroi 180 mln $ për atë që do t’i merrte bijën për...

Ofroi 180 mln $ për atë që do t’i merrte bijën për nuse, ja historia e miliarderit kinez

Në 2012 -ën, miliarderi nga Hong Kong, Cecil Chao Sze-Tsung kishte një ofertë fare të thjeshtë. Ai ofroi fillimisht 65 milion dollarë, e më pas 180 milion dollarë për këdo që do të pranonte të martohej me vajzën e tij Gigi.

Në atë kohë, 33 – vjeçarja po pranifikonte të martohej me një vajzë, të quajtur Sean Eav. Ato kishin një lidhje 9 – vjeçare dhe ishin gati të ndërmerrnin hapin e radhës. Gigi ishte lezbike dhe nuk kishte asnjë lloj tërheqjeje për meshkujt.

Por babai i saj e refuzonte këtë dhe vijonte të deklaronte se e bija ishte single. Kur historia u bë publike, Gigi iu kthye të atit, duke thënë se ajo do të martohej me një mashkull, kur ai të bënte të njëjtën gjë.

Gigi i shkruajti babait të saj një letër, që u publikua në gazetën “South China Morning Post” në 2014 -ën, duke zënë sërish faqet e para të mediave botërore.

Rreth 20 mijë meshkuj iu përgjigjen kësaj oferte, por sigurisht Gigi përfundoi duke u martuar me partneren e saj.

Duke rikujtuar këtë moment, manjati i pronave tashmë 81 – vjeç, shpjegon se e bëri ofertë për t’i dhënë të bijës opsione meshkujsh, pasi besonte se ajo e kishte patur të vështirë që të gjente një person që ta bënte për vete.

Pasi Gigi ia hodhi poshtë këtë ide publikisht, ai pranoi vendimin e saj.

“Është jeta e saj, vendos ajo për jetën e saj private”.

Vetë 37 – vjeçarja shpjegon se e gjitha kjo histori ka qenë tragjike dhe komike. Gigi rrëfen se edhe sot, ndonëse historia e saj është e njohur në mbarë botën dhe prej vitesh është e martuar, ende i vijnë email -e nga meshkuj që kërkojnë ta bëjnë për vete.