Ballina Kuriozitet I prenë kokën para një jave, pula që ‘sfidoi’ vdekjen gjendet shëndoshë...

I prenë kokën para një jave, pula që ‘sfidoi’ vdekjen gjendet shëndoshë e mirë (Video)

E pabesueshme, por e vërtetë! Kjo është pula që po bën xhiron e rrjetit pasi është gjetur e gjallë por pa kokë.

Pula me kokë të prerë gjendet në titujt e mediave në të gjithë botën.

Shpendi ka arritur të mbijetojë edhe pse pa kokë, dhe është adoptuar nga një veteriner, i cili po kujdeset për to.

Pula u gjet në Mateang Ratchaburi, Tajlandë. Video e krijesës mahnitëse është bërë virale, ndërsa tregohen murgjit që e adoptuan duke e ushqyer përmes një shiringe.

Veterineri Supakadee Arun Thong raportoi se ishte kujdesur për pulën duke e ushqyer me anë të shiringave në qafë dhe duke i dhënë antibiotikë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook