Ballina Horoskopi Qeniet mistike të secilës shenjë të Horoskopit, sipas Astrologjisë

Qeniet mistike të secilës shenjë të Horoskopit, sipas Astrologjisë

Çdo shenjë përfaqësohet qartë nga një kafshë dhe duke vëzhguar me kujdes karakteristikat e përbashkëta të secilës prej këtyre kafshëve, ju mund të gjeni se çfarë është tuajat. Ju mund të zbuloni se cila prej këtyre qenieve mistike ju përfaqëson, nëpërmjet karakteristikave të pranishme në personalitetin tuaj. A e dini se cila është qenia juaj mistike?

Dashi: Feniksi
Dashët janë të njohur si njerëz që marrin gjithçka që duan, si dhe të vendosur e agresivë. Personaliteti i tyre është i ngjashëm me atë të feniksit, sepse ata janë të egër, të fortë dhe të rilindur nga hiri.

Demi: Minotauri
Demat janë të njohur si luftëtarë dhe të aftë për të përballuar çdo problem në jetën e tyre. Bëjnë gjithçka për të arritur aty ku duan, kështu që minotauri përfaqëson gjithë forcën e pranishme në personalitetin e Demit.

Binjakët: Hidra
Binjakët janë komunikues, dhe përpiqen të mësojnë gjithmonë gjëra të reja. Qenia e mistike që i përfaqëson është Hidra, e cila mund t’i përshtatet kollaj vështirësive të ndryshme të jetës.

Gaforrja: Tritoni
Shumë dashamirës, ​​miq dhe besnik, gaforret përfaqësohen nga Tritoni, perëndia e deteve. Ai përfaqëson shumë paqe dhe qetësi, duke qenë shumë i dashur dhe besnik, i ngjashëm me gaforren.

Luani: Griffoni
Luanët janë të fortë, vanitozë dhe pëlqejnë ta duan jetën. Njerëzit e kësaj shenje përfaqësohen nga Griffoni, një kafshë që është gjysmë luan dhe gjysmë shqiponjë. Ajo ka forcë të madhe, ofron mbrojtje dhe është jashtëzakonisht e lidhur me pasurinë dhe arin.

Virgjëresha: Simurgh
Janë njerëz punëtorë, metodikë dhe të organizuar. Ata përpiqen të ndjekin një rutinë të përditshme, por dinë të gëzojnë jetën. Ato përfaqësohen nga Simurgh-u, që është një zog i fortë dhe i mençur, persian dhe me krahë.

LEXO EDHE:  Befasuese! NASA zbulon yllin që përpin planetet

Peshorja: Pegasusi
Peshorja ka gjeste të thjeshta dhe të rafinuara. Ata zakonisht duan shpejtësinë dhe ajrin, kështu që përfaqësohen nga Pegasusi, një kalë që simbolizon pavdekësinë.

Akrepi: Sleipniri
Akrepi përfaqësohet nga Slipniri, një kafshë e njohur në legjendat nordike. Është një kalë me katër këmbë i Odinit, një prej më të shpejtëve në botë. Për shkak se janë njerëz të fortë dhe jashtëzakonisht vizionarë, ata kurrë nuk heqin dorë nga qëllimet e tyre.

Shigjetari: Kentauri
Ata janë qenie të lira e të pavarura, kështu që kafsha e tyre është kentauri klasik, gjysmë kali dhe gjysmë njeriu. Është një kafshë e fortë dhe krenare që mban dhuratën e shërimit, ngjashëm me Shigjetarin.

Bricjapi: Fauni
Ata janë qenie vetmitare, preferojnë vende më të qeta dhe pa shumë lëvizje. Për më tepër, ata janë njerëz të zhytur në mendime, të ngjashëm me arinjtë. Fauni është një qenie e vetmuar e pyjeve, objektiv dhe gjithnjë duke kërkuar atë që dëshiron, ashtu si Bricjapët.

Ujori: Sirenat
Njerëzit e kësaj janë zakonisht të zgjuar dhe të shpejtë. Ata e vlerësojnë lirinë e tyre dhe janë të shkëlqyer për t’u shoqëruar në grupe. Ato përfaqësohen nga sirenat, sepse e duan lirinë dhe gjithmonë jetojnë në mënyrë harmonike në grupe.

Peshqit: Njëbrirëshi
Ata janë qenie të forta, por sërish mbeten ëndërrimtarë dhe të pastër. Kafsha mistike që përfaqëson Peshqit është njëbrirëshi, sepse ato janë kafshë që synojnë botën e ëndrrave, si dhe janë të fortë dhe inteligjentë.