Ballina Kuriozitet Rreziku i fëmijëve me televizior ne dhomë

Rreziku i fëmijëve me televizior ne dhomë

A e kishit menduar ndonjëherë që fëmija juaj kur i vendosni një televizor në dhomë mund të shfaqi rrezik për shëndetin më vonë ?

Nga një studim i University College London, fëmijët që qëndrojnë para televizorit rrezikojnë shëndetin e tyre.

Ky studim është publikuar nga gazeta ndërkombëtare e obezitetit e cila mori në studim 12.000 fëmijë të vegjël nga Britaninë e Madhe. Sipas një ankete fëmija ka në dhomë një TV që prej moshës 7 vjec dhe shkencëtarët u kërkuan nënave që të shikonin sa do të rrinin para këtij TV këta fëmijë. Kur ata arritën moshën 11 vjeç, studiuesit matën peshën e tyre, krijuan një raport i gjatësisë dhe peshës, si edhe përqindjen e yndyrës trupore.

Shkencëtarët dolën në përfundim se më të riskuarat nga faktori TV ishin vajzat që kishin televizorë në dhomën e tyre që nga mosha 7 vjeë ishin diku tek 30% më të ekspozuara nga obeziteti krahasuar kjo me fëmijët 11 vjeç që nuk kan pasur TV në shtëpi.

Vajzat që kishin televizorë në dhomën e tyre në moshën 7 vjeç ishin 30% më të ekspozuara për të qenë obese në moshën 11 vjeçare krahasur me fëmijët që nuk kishin televizorë në dhomat e tyre të gjumit. Ndërsa për djemtë rreziku u rrit me 20% duke mos harruar faktin që televizori i bën fëmijët më shumë të lodhur gjatë shkollës për arsyen e vetme që qëndrojnë zgjuar.

“Studimi ynë tregon se ekziston një lidhje e qartë midis një televizori në dhomën e gjumit të një fëmije të vogël dhe mbipeshës disa vite më vonë,”-tha një nga studiuesit e këtij rasti shqetësues.