Ballina Kuriozitet Sekreti për të mbijetuar në një ishull të humbur? Ndiqni këto hapa

Sekreti për të mbijetuar në një ishull të humbur? Ndiqni këto hapa

Ja sesi të mbijetoni në një ishull të humbur.

E para: Lajmëroni për shpëtim.
Sa më shpejt të riktheheni në civilizim aq më mirë është. Shansi juaj më i mirë për të shpëtuar është të përdorni resurset që keni në ishull për të sinjalizuar çdo anije apo aeroplan që mund të kalojnë aty afër.
Për shembull në vitin 2016 tre burra kishin ngecuar në një ishull 500 milje larg nga juglindja e Guamit. Ata përdorën fletët e palmave për të shkruajtur “ndihmë” në rërën e plazhit dhe u shpëtuan 3 ditë më vonë pasi një aeroplan e vuri re sinjalin e tyre.

Por shpëtimi mund të mos vijë kaq shumë shpejt.

E dyta: Shmangni lëndimet
Këmbët tuaja janë një nga “mjetet” tuaja më të rëndësishme për të mbijetuar. Paul Hart, një komandant, thotë që gjëja e parë që duhet të shihni në një valixhe janë çizmet prej gome. Këto çizme do ju ndihmojnë nga prerjet në këmbët tuaja sapo të arrini bregun dhe gjithashtu do ju ndihmojnë të eksploroni ishullin për ushqim dhe uj të pijshëm.

E treta: Kërkoni për uj të pijshëm
Nëse një njëri mund të mbijetojë për rreth 40 ditë pa ushqim, nuk mund të jetojë më shum se 8 deri në 10 ditë pa ujë. Burimet e ujit të pijshëm përfshijnë shpellat, shiun dhe të bëni ujin tuaj të pijshëm nga uji i detit.

E katërta: Gjeni ushqim
Llojet e ushqimit që do gjeni varet nga nga vendi ku keni ngecur. Për shembull, Alexander Selkirk, kishte ngecur në një ishull afër Kilit. Fillimisht ai mbijetoi me karavidhe afër bregut. Më pas ai hyri më në brendësi të ishullit dhe gjeti dhi të cilat i përdori për ti marrë qumështin dhe ushqim.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Do të tmerroheni! Shihni si prodhohen salsiçet që hani çdo ditë

Por nëse ngecni në një vend më pak tropikal?
Për shembull Antarktika. Kjo gjë i ndodhi një ekuipazhi në vitin 1915 kur anija e tyre ngeci në akull. Përveç ushqimeve që ata kishin në bord, gjithashtu ata gjuanin foka dhe pinguina për të mbijetuar deri sa u shpëtuan në vitin 1916.