Ballina Kuriozitet Shkencëtarët regjistrojnë një zhurmë misterioze që vjen nga thellësia e Tokës. Ç’po...

Shkencëtarët regjistrojnë një zhurmë misterioze që vjen nga thellësia e Tokës. Ç’po ndodh me planetin tonë?

Studiuesit kanë regjistruar një zhurmë që vjen nga brenda planetit tonë duke përdorur instrumente të vendosura në shtratin e oqeanit.

Ata  janë të bindur se zbulimet e reja mund të përdoren për të zbuluar më shumë hollësi dhe saktësi mbi brendësinë e Tokës.

Duke përdorur instrumente sizmike të vendosura në shtratin e oqeanit, studiuesit kanë përcaktuar me sukses sasinë e vibracioneve të Tokës.

Jo, nuk janë alienë, nuk është një bazë alienësh, as nuk ka një anije kozmike aliene në fund të oqeaneve tona.

Shkencëtarët kanë pranuar prej disa kohësh që tërmetet mund të bëjnë që Toka të dridhet për periudha të gjata kohore.

Megjithatë, në vitin 1998 një ekip shkencëtarësh zbuluan se Toka vazhdimisht gjeneron një sinjal vibracional me frekuencë të ulët, edhe kur nuk ka tërmete.

Që atëherë, sizmiologët kanë propozuar teori të ndryshme për të shpjeguar ekzistencën e kësaj dridhjeje të vazhdueshme, nga trazirat atmosferike, deri tek valët e oqeaneve.

Ata gjithashtu matën dridhjet duke përdorur sizmometër në terren, por ende nuk kishin matur me sukses në fund të detit, gjë që mund të ndihmonte shkencëtarët të vlerësonin më mirë burimet e dridhjeve.

Tani, duke përdorur instrumente sizmike të vendosura strategjikisht në shtratin e oqeanit, studiuesit kanë arritur të vërtetojnë me sukses sasinë e vibracioneve të Tokës.

Një studim i ri i botuar në një revistë të Unionit të Gjeofizikantëve Amerikanë, shpjegon se si ekspertët arritën të zbulonin frekuencat në të cilat Toka vibron natyrshëm dhe konfirmuan mundësinë e përdorimit të instrumenteve oqeanike për të studiuar lëvizjen e Tokës.

Kapja e lëvizjes në shtratin e oqeanit mund të japë njohuri të reja në madhësinë e burimit, sipas Martha Deen, një gjeofizikane në Institutin e Fizikës së Tokës në Paris, Francë, dhe autore kryesore e studimit të ri.

Përveç kësaj, gjetjet e reja mund të përdoren për të hartëzuar brendësinë e Tokës në më shumë detaje dhe saktësi.

Studimi mund të japë një tablo më të mirë se sa përdorimi i vetëm sizmometëreve të vendosur në tokë, duke rritur mbulimin e të dhënave në zona të mëdha, tha Din.

“Toka është duke lëvizur vazhdimisht dhe ne kemi dashur të vëzhgojmë këto lëvizje, sepse mund të përfitojmë nga fakti se kemi më shumë të dhëna”, shpjegoi Deen.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



[the_ad id=”63061