Ballina Kuriozitet Shokohen shkencëtarët: Zbulojnë tek mushkonjat grimca…

Shokohen shkencëtarët: Zbulojnë tek mushkonjat grimca…

Çdo ditë e më shumë njerëz po flasin për dëmet dhe ndikimin e plastikës në mjedis. Shumë kafshë në tokë dhe në det ngordhën, pasi gëlltitnin një copë plastike. Disa janë kapur në çanta plastike ose mbërthyer madje në mbeturina plastike nga të cilat nuk mund të tërhiqen.

Në studimin e fundit, shkencëtarët kanë gjetur grimca plastike në një vend shumë të pazakontë – në sistemin e tretjes së mushkonjave.

Hulumtuesit në Universitetin Reading duke studiuar larvat kanë gjetur se mikroplastika mund të hyjë në ekosistemin tonë përmes ajrit, pasi ajo transmetohet nga mushkonjat dhe insektet tjera.

Grimcat e plastikës që vijnë nga lentet e kontaktit, gomat për makina ose veshjet sintetike, ndotin detin dhe oqeanet në botë. Është e vështirë për të parë ato dhe janë edhe më të vështirë për t’u mbledhur. Ekspertët besojnë se mikroplastika përbën një rrezik të madh për shëndetin e njeriut, pasi ajo hyn në zinxhirin ushqimor dhe ndot furnizimet e ujit.

Shkencëtarët nga Universiteti Reading studiuan topa të vogla plastike në sistemin e tretjes së larvave. Ata zbuluan se grimcat nuk humbasin gjatë zhvillimit të tyre, por shumë prej tyre gjenden në mushkonja të rritura. Kjo do të thotë se një kafshë që ha një mushkonjë të tillë, gjithashtu do të futë plastike në trupin e saj.

Amanda Callaghan, udhëheqëse e studimit, beson se plastika tashmë ka filluar të përhapet në këtë mënyrë.

“Ne studiuam mushkonja, por ende ka shumë insekte që jetojnë në ujë dhe larvat e të cilave mund të inkorporojnë grimca plastike në vetvete”, tha Callaghan.

Insekte të tilla zakonisht hanë lakuriqët, merimangat, dhe disa lloje zogjsh, dhe të gjitha ato gjahtohen nga kafshët e tjera, transmeton ksp.

LEXO EDHE:  A po bëhen realitet idetë e filmave fantastiko-shkencor? Sophia, roboti i parë në botë me shtetësi dëshiron të krijojë familje

Dr. Callaghan beson se kjo është një mënyrë e re për përhapjen e ndotjes. Edhe pse shkencëtarët studiuan mushkonja në laborator, ata besojnë se ky proces tashmë po ndodh në natyrë.

Megjithëse disa vende kanë ndaluar prodhimin e artikujve që përmbajnë plastikë, sipas të gjitha të dhënave dhe njohurive, shkencëtarët janë të bindur se plastika do të jetë e pranishme në jetën tonë për një kohë të gjatë.