Ballina Aktualitet Spektakolare! Njihuni me ‘peshkaqenin e ajrit’, qëllon 3900 plumba në minutë

Spektakolare! Njihuni me ‘peshkaqenin e ajrit’, qëllon 3900 plumba në minutë

Forcat e Armatosura amerikane kanë testuar sot ‘peshkaqenin e ajrit’, një avion spektakolar, i cili qëllon 3900 plumba në minutë.

Avioni A-10 Thunderbolt II, i quajtur ndryshe si ‘peshkaqeni i ajrit’, është testuar sot nga ushtria amerikane.

Ky aeroplan i mbështetjes ajrore, fluturon në lartësi të ulët dhe ka monvra të shkëlqyera.

E veçanta e këtij aeroplani është mitralozi i vendosur në hudën e tij, i cili ka aftësinë të qëllojë 3900 plumba në minutë.

Por përveç mitralozit, ky avion mund të gjuajë edhe rraketa të cilat i ka të vendosura tek krahët e tij.

Kongresi amerikan, përcaktoi një fond prej 100 milionë dollarë verën e kaluar për përmirësime të mëtejshme të këtij avioni, ç’ka do të thotë që modeli A-10 Thunderbolt II do jetë në shërbim edhe për shumë vite në të ardhmen.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook