Ballina Kuriozitet Studimi/ Zbuloni se ç’tregon për karakterin tuaj forma e hundës

Studimi/ Zbuloni se ç’tregon për karakterin tuaj forma e hundës

A e keni menduar ndonjëherë që forma e hundës suaj, mund të tregojë shumë për personalitetin tuaj? 

Sipas një studimi të publikuar nga Abraham Tamir, profesor i Universitetit të Izraelit “Ben Gurion”, zbulohet se karakteri i njeriut përshkruhet edhe nga forma e hundës.

1. Hundë e vogël
Një person shumë alegro dhe shoqëror. I ëmbël dhe emotiv. Janë persona të predispozuar për polemika dhe për t’u mbyllur në vetvete, në mënyrë që të ruajnë jetën private.

2. Hundë e gjatë
Është një person që e di mirë se çfarë do, madje është edhe pak kokëfortë. Përkushtohet shumë, sidomos për ta bërë jetën më me gjallëri, falë udhëtimeve dhe aktiviteteve përherë të reja. Kush e ka hundën e gjatë mund të jetë një person i papjekur, e pak i kënaqur nga çfarë e rrethon. Ka vështirësi të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të pranojë mendimin kundër.

3. Hunda me kurriz
Personalitet shumë i fortë. Person shumë pasionat dhe tepër karizamatik.

4. Hundë me majë të varur
Janë persona që janë gjithmonë të pakënaqur. Përgjithësisht kush e ka këtë hundë është një person pesimist. Dhe ka shumë frikë e skepticizëm nga e ardhmja.

5. Hunda greke
Hundë e cila është e bashkuar me ballin. Këto persona janë plot kreativitet. Kanë shumë dëshirë të ndihmojnë tjetrin dhe kanë shumë pasione.

6. Hunda e mprehtë
Janë persona me karakter të komplikuar. Duan gjithmonë të të imponojnë arsyetimet e tyre.

7. Hunda përpjetë
Janë persona shumë të vëmendshëm dhe reflektojnë shumë. Adhurojnë të vëzhgojnë çdo gjë dhe janë shumë objektivë.

8. Hundë perfekte
Persona mendjemëdhenj dhe të vetëkënaqur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook