Ballina Bota Vdes gruaja më e moshuar në botë, zbulohet sekreti i jetëgjatësisë së...

Vdes gruaja më e moshuar në botë, zbulohet sekreti i jetëgjatësisë së saj

Gruaja më e moshuar në botë, Nabi Tajima ka ndërruar jetë në moshën 117-vjeçare në Japoni, ditën e shtunë.

Ajo ishte e mbijetuara e vetme e lindur në shekullin e 19-të dhe humbi jetën në spitalin e Kikai.

“Ajo humbi jetën në të njëjtën mënyrë sikur po flinte. Meqë ka qenë një punëtore e madhe dua t’i them pusho e qetë”,tha nipi i saj 65-vjecar, Hiroyuki.

Mediat e huaja kanë njoftuar se vitet e fundit i kaloi në përkujdesjen e mjekëve.

Mediat japoneze raportojnë se Tajima vitet e fundit te jetës i ka kaluar nën përkujdesje të infermierëve. Mirëpo ajo ishte hospitalizuar vetëm, në muajin e kaluar, siç kanë treguar familjarët.

Sekreti i jetesës së saj ishte konsumimi i gjërave të shijshme dhe gjumi pa crregullime. Tajime kaloi shekullin e 19-të, 20-të dhe jetoi dhe në vitet e shekullit 21.

Ajo u shpall gruaja më e vjetër në botë në muajin shtator të vitit 2017.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook