Ballina Kuriozitet Zbulohen mbetjet e një skeleti njerëzor 300.000 vjeçar në Marok, “sfidohet” teoria...

Zbulohen mbetjet e një skeleti njerëzor 300.000 vjeçar në Marok, “sfidohet” teoria themelore e evolucionit

SHPËRNDAJE

Fosilet e zbuluara së fundi në Marok janë më të vjetra të historisë së njerëzimit dhe janë konsideruar si një hap i rëndësishëm për kërkimet e prejardhjes së origjinës njerëzore.

Fosilet janë rreth 100 mijë vjet më të vjetra se sa fosilet e gjetura më parë.

Ato janë zbuluar në vendin arkeologjik Jebel Irhoud në Marok, dhe i përkasin tre të rriturve, një adoleshenteje dhe një fëmije rreth 8 vjeçar.

Sipas studiuesve, kockat janë rreth 300,000 vjeçare, duke e bërë atë një zbulim tepër të rëndësishëm, pasi fosilet më të vjetra të njohura besohej të ishin 195,000 vjeçare.

Vendndodhja është gjithashtu e rëndësishme për studiuesit, pasi më parë mendohej se fillimet e njerëzimit ishin të rrënjosura në Afrikën Lindore.

“Ne menduam se kishte një djep të njerëzimit 200 mijë vjet më parë në Afrikën Lindore, por të dhënat tona të reja zbulojnë se Homo sapiens u përhapën në të gjithë kontinentin afrikan rreth 300 mijë vjet më parë”, tha leonantropologu Jean-Jacques Hublin i Institutit gjerman të Max Planck për Antropologjinë Evolucioniste, i cili ndihmoi në udhëheqjen e hulumtimit.

“Homo sapiens” besohet të kenë jetuar në një mënyrë jetese të lidhur me gjahun, pasi pranë kockave të tyre janë gjetur edhe fosile kafshësh, përfshirë gazelat dhe zebrat si dhe veglat e gurit të përdorura si shtiza dhe thika. Dëshmia e përdorimit të zjarreve të gjera u gjetën gjithashtu.

Analiza e fosileve është bërë duke përdorur metodën “Thermoluminescence”, gjë e cila i ka lejuar shkencëtarëve që të llogarisin moshën e fosileve.

Gjetjet gjithashtu japin informacion mbi evolucionin e specieve njerëzore, pasi fosilet u gjetën të kenë pasur “brainkases” (pjesa e sipërme e kokës) të mëdha të cilat nuk kishin formën “globulare” të njerëzve të sotëm.

Para zbulimeve të reja, fosilet më të vjetër të njohur të Homo Sapien kanë ardhur na vendi i quajtur Omo Kibish në Etiopi.

Nga ekspedita e parë, u zbuluan 30 lloje të gjitarëve në vend, disa prej të cilave janë nga Pleistoceni i Mesëm.

Deri në fund të dekadës, në shpellën e lashtë u identifikuan gjithsej 22 shtresa, ku 13 më të ulëta ishin menduar të përmbajnë shenja të njerëzve.

Gjetjet përfshijnë mjete të ndryshme të bëra nga gripi, të tilla si shpata, maja shigjetash, dhe thika shpesh të lidhura me Neandertalët.

Sipas shkencëtarëve besohet se njerëzit modernë kanë evoluar nga Neandertalët. Tani, neandertalët mendohet të kenë qenë një grup i ngjashëm që bashkëjetuan dhe ishin ndërthurur me paraardhësit e njeriut.

Ndërsa gjetjet e shpellave fillimisht i atribuoheshin Neandertalit, hulumtimet e reja riformuan fosilet, duke pranuar se i përkisnin një forme arkaike të Homo sapiens, apo të paktën një grup Homo sapiens që ndërvepronte me Neandertalët.

Megjithatë, hulumtimi më i rëndësishëm i kryer nga Instituti Max Planck për Antropologjinë Evolucionare në Leipzig tregoi se vendi Jebel Irhoud ishte shumë më i lashtë sesa konsiderohej.

Gërmimet e vitit 2004, të kryera nga ekipi i paleoantropologut francez Jean-Jacques Hublin, zbuluan mbetjet e të paktën pesë personave dhe disa mjete të lashta prej guri.

Fosilet përbëjnë pjesë të një kafkë, dhëmbë, dhe një nofull, si dhe eshtrat e gjymtyrëve që thuhet se i përkisnin tre të rriturve, një adoleshenti dhe një fëmije.

Një ndryshim i madh që vihet re është forma e trurit, e cila është më e zgjatur se ajo e njerëzve të sotëm. Sipas Dr. Hublin, ky krahasim sugjeron se si truri modern është evoluar në Homo sapiens.

Fosilet kanë karakteristika të ngjashme me Kafkën e Florisbad, që daton 260.000 vjet mbrapa dhe gjendet në anën tjetër të kontinentit, në Florisbad, Afrikë e Jugut. 

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Lexon Kadarenë dhe dëgjon Eliza Dumin”, kush është Sladjana Stojiljkoviç, vajza serbe që po studjon gjuhën shqipe në Beograd

VIDEO/ Ministrja e Drejtësisë i përgjigjet denoncimit të qytetarëve, shkarkon “live” 3 zyrtarët e Hipotekave

Rama bën për “ujë të ftohtë”profesorët e Akademisë së Shkencave: Institucion i rrënuar, kufoma e vetvetes

Urdhëroi vrasjen e 8 mijë burrave myslimanë, Gjykata e Hagës dënon me burg të përjetshëm “Kasapin e Bosnjës”, Ratko Mlladiç

DOSSIER/ Si u vra Vasil Shanto, simbol i rezistencës shqiptare në Luftën e Dytë Botërore

“Jo vetëm gjoba, por dhe…”, Policia Rrugore prezanton Lotarinë e Radarit: Ja çfarë do të fitojnë 20 shoferët më të mirë

“Kemi një vit e gjysmë pa u paguar”, punonjësit e 55 kompanive të By-Passit të Fierit e Vlorës në protestë

Sapo kishte dalë nga burgu, kapet sërish i “forti” shqiptar në Itali. Policia i zbulon kokainë, armë dhe mijëra euro në banesë (Foto)

Skandali/ Ja sa duhet të paguash në spital për t’u futur në operacion pa radhë e pa asnjë dokumentacion (Video)

“Do ta vrasim të birin e kokëmushkës amerikane”, ISIS kërcënon me jetë djalin e Donald Trump, alarmohet Shtëpia e Bardhë

Artikulli paraprakGrabitje gjatë natës në Kavajë, tre “skifterët” i vjedhin banesën tregtarit të peshkut dhe më pas e…
Artikulli tjetërPS gjedh kryesinë e grupit parlamentar dhe kryetarët e Komisioneve, ja kush do të jetë nënkryetare e Kuvendit