Ballina Kuriozitet Zbulohet shpella më e madhe nënujore në botë. Mban sekrete të lashta...

Zbulohet shpella më e madhe nënujore në botë. Mban sekrete të lashta të fisit Maja

Zhytësit në Gadishullin Yucatan të Meksikës thonë se kanë zbuluar shpellën më të madhe nënujore në botë.

Arkeologët nënujorë zbuluan javën e kaluar se sistemi i shpellës i njohur si Sac Actun, që ndodhet pranë plazhit të Tulumit, lidhet tërësisht nën ujë për të formuar një shpellë prej 216 miljesh.

Gran Acuifero Maya (GAM), organizata që merret me eksplorimin e shpellës është zhytur përmes këtij rrjeti nënujor përgjatë 10 muajve të fundit.

Ata zbuluan se më shumë se 200 shpella të vogla lidhen nënujë për të formuar atë që besohet se është shpella më e madhe nënujore në botë.

Jo vetëm që sistemi i ujit është një zbulim i pazakontë gjeologjik , por arkeologët janë të lumtur që do të kenë mundësinë të studiojnë qytetërimet e lashta nëpërmjet objekteve të ngulitura në muret e shpellave.

Gjatë eksplorimit të sistemit të shpellës arkeologët nënujorë zbuluan kocka njeriu dhe qeramikë që datojnë mijëra vjet më parë.

GAM beson se zbulimi i ri mund t’i ndihmojë arkeologët të kuptojnë më mirë qytetërimin e lashtë Maya.

“Kjo na lejon të vlerësojmë më qartë se si u shfaqën ritualet, vendet e pelegrinazhit dhe përfundimisht vendbanimet e mëdha para-hispanike, të cilat i njohim”, tha Guillermo de Anda, drejtor i GAM, për Reuters.

GAM, do të vazhdojë të eksplorojë për të hetuar nëse shpella lidhet edhe më tre sisteme të tjera aty pranë si dhe për të gjithë biodiversitetin e saj unik nënujor.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook