Ballina Kuriozitet Zgjidh figurën e preferuar dhe do të të japë një mesazh frymëzues

Zgjidh figurën e preferuar dhe do të të japë një mesazh frymëzues

Macja: një mesazh dashurie

Si ndiheni tani? Si do të dëshironit të ndiheshit? Mendja juaj është si një ekran i madh filmash ku ju planifikoni mendimet tuaja. Gjëja me të vërtetë e mrekullueshme është se ato mendime që ju planifikoni, gjithmonë do të gjejnë një mënyrë për t’u realizuar në botën reale.

Nëse mendimet tuaja janë pozitive, shumojini dhe çdo ditë para se të shkoni të flini, rishikoni secilën prej gjërave të mira që kanë ndodhur dhe falënderoni për to. Nëse, nga ana tjetër, ka pasur ndonjë situatë të trishtuar ose keni dashur që ajo të ndodhë në një mënyrë tjetër, vendoseni në mendjen tuaj, por me dashuri dhe pozitivizëm, imagjinojeni në mënyrën që dëshironi të ndodhë.

Ujku: një mesazhi force

Është e qartë se ne nuk mund të zgjedhim secilën nga situatat që ndodhin në ditët tona, por sigurisht që ne gjithmonë do të jemi në gjendje të zgjedhim si të reagojmë ndaj tyre. Ka ndjenja që ju kufizojnë, si zemërimi, inati apo dëshpërimi dhe ka ndjenja si optimizmi, dashuria dhe besimi që ju bëjnë një person më të mirë dhe ju shtyjnë të lëvizni.

Në fund, vendimet për ndjenjat me të cilat doni të jetoni dhe qëndrimet që do të merrni përpara ngjarjeve të jetës janë vetëm tuajat, por gjithmonë mbani mend se ju tërhiqni atë që jeni.

Bufi: Një mesazh motivimi

Kjo figurë vjen në jetën tuaj për t’ju kujtuar se të qenit i lumtur është një zgjedhje që duhet bërë çdo ditë të jetës, e cila nuk varet nga rrethanat rreth jush, por duke kuptuar se edhe nëse ka situata që nuk mund të ndryshoni absolutisht, gjithmonë keni mundësinë për t’i jetuar ato në një mënyrë tjetër.

LEXO EDHE:  Vera – pija që ju bën më të zgjuar!

Është koha juaj për të qenë të lumtur dhe nëse mendoni kështu, atëherë është koha për të ndryshuar mënyrën se si shihni disa gjëra: se në jetën tuaj nuk ka probleme, por sfida, se nuk flisni kurrë për krizën, por për mundësitë, që në jetën tuaj zhgënjimi duhet zëvendësuar me besimin, se çdo ditë e re do të jetë më e mirë se ajo e mëparshme, dhe se, edhe nëse këtu dhe tani jeta juaj është e mrekullueshme, më e mira ende nuk ka ardhur.