Ballina Kuriozitet Zgjidh një buf dhe shih ç’ka për të të thënë

Zgjidh një buf dhe shih ç’ka për të të thënë

Është e mundur të përcaktohet karakteri i një personi si një grup individual cilësish mendore të personalitetit. E gjithë kjo manifestohet në sjelljen e të gjithëve nëpërmjet veprimeve dhe zgjedhjeve të tij. Karakteri ynë zbulohet qartë nëpërmjet asaj që bëjmë, sidomos kur jemi vetëm.

Për të realizuar këtë provë, ju duhet vetëm të zgjidhni një buf, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen tuaj, më tej thjesht lexoni çfarë thotë për brendinë tuaj.

Bufi nr. 1

Ju ndjeni një nevojë të madhe për të mësuar vazhdimisht diçka të re, interesante dhe të largoheni nga rutina. Ju keni një personalitet shumë të hapur, por keni një disavantazh në këtë mënyrë, pasi ju tentoni të përqendroheni shumë në gjëra që nuk do t’ju sjellin atë që po kërkoni tani. Të rritesh, do të duhet të ndryshosh sjelljen tënde, duke u përqëndruar në gjërat që me të vërtetë të interesojnë.

Bufi nr. 2

Njerëzit më të afërt me ju shpesh ju gjykojnë si një person i ftohtë, sidomos përballë ngjarjeve që përfshijnë emocione të forta. Kjo ju bën shumë të frikësuar që t’i ekspozoni hapur ndjenjat tuaja, sepse besoni se këto zbulesa patjetër që mund të tjetërsojnë njerëzit rreth jush. Për të arritur lumturinë e vërtetë, duhet të lejoni veten të njohë dhe të njihet nga njerëzit rreth jush.

Bufi nr.3

Ju jeni një person që lufton pa u lodhur për të marrë atë që dëshironi dhe jeni shumë i sigurt për qëllimet tuaja. Megjithatë, duke pasur këtë anë shumë të sigurt, mund të jetë shumë e vështirë të kesh një sy në situata dhe njerëz që po përpiqen të vënë stërkëmbësha. Kjo nuk do të thotë që duhet të ndalosh së besuari tek vetja, por duhet të hapësh sytë dhe të jesh i vetëdijshëm për disa gjëra rreth teje.

LEXO EDHE:  Sfungjeri i enëve strehon me miliona baktere. Ja sa shpesh duhet ta ndërroni

Bufi nr.4

Edhe nëse jeni rritur, ka ende një fëmijë brenda teje. Kjo mund t’ju bëjë të pamundur ta shihni qartë negativitetin dhe ligësinë e të tjerëve, kështu që ju gjithmonë mbeteni të zhgënjyer. Shpesh ju nuk dini se si të mbroni veten dhe përfundoni duke u mbërthyer në situata të abuzimit emocional. Për të hequr qafe këtë, përpiquni të gjeni zërin tuaj dhe çlironi veten nga burgjet emocionale që keni jetuar në vitet e fundit.