Ballina Kuriozitet Zoti sheh gjithçka dhe Ai do t’i japë gjithkujt aq sa meriton....

Zoti sheh gjithçka dhe Ai do t’i japë gjithkujt aq sa meriton. Asnjëherë mos i humb shpresat!

Ndonjëherë ndodh t’u japësh gjithë dashurinë personave që do, aq sa nuk të mbetet mjaftueshëm dashuri për veten. Por vjen një moment, kur ndihesh e pasigurtë, e frikësuar, e trishtuar. Ndihesh sikur dashuria që jep, nuk do të jetë asnjëherë reciproke. Në ato momente mendon: “Pse duhet të jem kështu? Pse shqetësohem kaq shumë për të tjerët, saqë u jap atyre gjithçka? Dashurinë, mbështetjen, kohën, dijet dhe eksperiencat e mia? A do të kujtohen për mua këta njerëz në momentin që unë do të jem në nevojë? A do ta kuptojnë ata vlerën time? A do të më vendosin ata mua në vend të parë, po ashtu siç unë i vendos ata?”

Vjen një moment, kur të zhgënjejnë dhe kupton se ke bërë gabim duke u besuar të tjerëve aq shumë, duke u kujdesur për të tjerët aq shumë, duke i dashur të tjerët shumë. Sado që përpiqesh, sado që i kujton vetes se duhet ta duash veten, prapë nuk mundesh. Nuk ndihesh e mjaftueshme për veten. Të duket sikur gjithë dashuria është larguar dhe asgjë nuk ka mbetur për ty. Ndihesh e dobët, ndihesh sikur askush nuk të do.

Njësoj siç i kujton vetes gjërat më sipër, duhet t’i kujtosh edhe se ti je unike. Ti je e dashur, e kujdesshme, empatike dhe nuk je gjykuese. Këto cilësi të dallojnë ty prej të tjerëve. Këto cilësi përcaktojnë personalitetin tënd, vlerat e tua. Për to, nuk ke pse të kesh nevojë për vlerësimin e askujt. Nuk ke nevojë që dikush të të kujtojë vlerat që ke. Nuk ke nevojë që të tjerët të të kthejnë ato çfarë i jep. Ti nuk ke pse pret që dikush të të ktheje dashurinë dhe kujdesin që i jep në të njëjtën mënyrë.

LEXO EDHE:  Besimet/ Sheh një flutur afër teje? Zbulo mesazhin e veçantë që Universi po ju shpalos

Gjithçka funksionon sipas ligjit të Karmës. Nëse ti po vepron mirë dhe je në rrugën e duhur, atëherë universi do të të shpërblejë për këtë gjë. Nëse po bën keq, universi do të ndëshkojë për këtë gjë.

Dikur dikush tha: “Thjesht se dikush nuk të do, nuk të ndihmon, apo nuk të vlerëson për diçka, kjo nuk do të thotë se ti duhet të ndryshosh”. Vlerat, morali dhe sjellja për të cilën ti mund të jesh lënduar prej dikush, përcaktojnë personalitetin tënd. Thjesht se dikush po tregohet egoist, individualist, apo po përqendrohet tek vetja, nuk do të thotë se edhe ti do të jesh ashtu.

Ashtu si kënga e Ed Sheeran: “Të dashurosh mund të lëndojë ndonjëherë, por ajo është gjëja e vetme që unë di të bëj”, duhet të bësh edhe ti atë që të bën të lumtur, pa prit gjë në këmbim. Zoti sheh gjithçka dhe ai do t’i japë gjithkujt aq sa meriton. Ji optimiste! Ji e lumtur! Asnjëherë mos i humb shpresat! Gjithçka do të shkojë, siç duhet të shkojë.