Përmes kurseve të veçanta, shumë universitete synojnë që të përgatisin sa më mirë studentët e tyre, jo vetëm në fushën që vazhdojnë studimet.

Por, një universitet në Gjermani e ka tepruar. Universiteti i Bielefeldit është vënë në qendër të kritikave pas hapjes së një kursi disamujor ekskluzivisht për femrat.

Bëhet fjalë për një klasë ku do të ofrohet në “teori dhe praktikë” sesi studentet të kënaqin veten, pra të masturbojnë. Aq “seriozisht” e kanë marrë pedagogët këtë kurs, sa u kanë kërkuar studenteve që kërkojnë të regjistrohen në këtë kurs të marrin me vete një pasqyrë të vogël, peshqir dhe lubrifikant.

Klasa në fjalë është një nismë e “papjekur” e një grupi studentësh dhe financohet nga Komiteti i Përgjithshëm i Studentëve në këtë universitet.

Kjo ka ngjallur kritika nga pjesa më konservatore e studentëve dhe nga organizata të ndryshme, por vetë drejtuesit e Universitetit thonë se nuk kanë në plan ta mbyllin këtë klasë. “Nuk vendosim ne për përmbatjen e eventeve të propozuara nga studentët”, deklaroi një zëdhënës i Universitetit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook