Nuk ka lajme të mira për Euron e cila vazhdon rënien e lirë prej disa ditësh.

E kundërta ka ndodhur me Dollarin, që ka pasur rritje të kursit të këmbimit.

Luhatjet e kursit të këmbimit valutor shihen shumë qartë tek shkëmbimet e tregut të financës të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë,ndërsa kjo lëkundje e madhe e rënies së Euros vihet re dhe tek lëvizja e mallit nga njëri vend në tjetrin.

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit.

Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.