I riu i plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan, Raif Çaushllalri mësohet se ka lidhje familjare me fisin Çapja.

Fisi Çapja, ka qenë prej vitesh nëqenë në qendër të ‘kronikave të zeza’ në Elbasan dhe duket se Raif Çaushllari është mik me pjesëtarët e këtij fisi.

Policia njoftoi zyrtarisht se, pronar i një motoservisi të vogël në Elbasan, u plagos me një plumb pistolete, teksa po lëvizte në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.40, në lagjen ‘Fushë Mbret’, afër kryqëzimit të Cërrikut,

Sipas burimeve policore, bëhet me dije se Çaushllari ndodhet në spitalin Rajonal, jashtë rrezikut për jetën.

“Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përreth ku ka ndodhur ngjarja. Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar  ne cilësinë e provës materiale armën e krimit”, njoftoi Policia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook