Në studion e emisionit “Opinion”, ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se të tjere emra të mazhorancës kanë dosje në prokurori për çështje që lidhen me manipulimin e zgjedhjeve.

Berisha tha se do të dalin të tjera dosje, duke përmendur mes të tjerëve emrin e ish-ministrit Gjinkuri.

“Ju keni parë vetëm një dosje nuk keni parë dosje të tjera që janë në prokurori për zgjedhjet. Ju keni parë vetëm dosjen e Gjushit. Do të shihni dosjen tjetër, të Gjiknurit. Do të shihni dosjet me radhë”, tha Berisha.

Duke e krahasuar Ramën me presidentin e Venezuelës Maduro, Berisha tha se “Maduro duhet të përfundojë në koshin e plehrave të historisë”.