Shqiptari u prangos së bashku me 10 pjestarë të tjerë në qytetin e Podgoricës në Malin e Zi, për trafikimin e sasive të mëdha të drogës.

Në shkrimet e mediave ai udhëhiqte grupin e përbërë dhe nga 10 persona të tjerë, të cilët u kapën ditën e djeshme.

Gjatë harkut kohor të një viti grupit i janë sekuestruar 982 kg lëndë narkotike kanabis dhe 1.2 kg heroinë. 

Shtetasi Ndue Pepaj 27-vjeç, është banues në Malësi të Madhe, pronar i një lokali të njohur në zonën e Bajzës. Pepaj akuzohet nga prokuroria në bazë të hetimit se ka qënë kreu i grupit kriminal të strukturuar të cilët nga Shqipëria kanë trafikuar lëndën narkotike në Mal të Zi dhe e kanë shpërndarë atë në vende të ndryshme.

Gjithashtu, ndaj shtetasit Ndue Pepaj, prokuroria e Malit të Zi ka ngritur akuzën për “Krijim të grupit të strukturuar criminal” dhe “Trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook