Kryeministri Edi Rama është votuar nga deputetët e maxhorancës me 77 vota pro dhe një abstenim Depuetët e maxhorancës miratuan me 77 vota pro dhe një abstenim për shkarkimin e Ditmir Bushatit si kryediplomat dhe me 78 vota pro miratuan emërimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë votimit për shkarkimin e Ditmir Bushatit, ligjvënësi socialist që votoi abstenim ishte Spartak Braho.

Arben Ahemtaj, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, është votuar në krye të komisionit të Ekonomisë. Në këtë post, zëvendëson Erjon Braçen, që tanimë ka marrë detyrën e zëvendëskryeministrit.

Damian Gjiknuri, ish-ministri Transporteve dhe Energjetikës, do të jetë pjesë e komisionit të ligjeve. Ish-drejtuesja e ministrisë së Kulturës, Mirela Kumbaro do jetë anëtare e komisionit parlamentar të integrimit.

Senida Mesi, ish-zëvendëskryeministrja do jetë po ashtu në komisionin e ekonomisë bashkë me Arben Ahmetajn, por si anëtare.

Ndërkohë ish-ministri Ditmir Bushati do jetë pjesë e komisionit parlamentar të politikë së jashtme. Ndërsa dy ish ministret e tjera, ajo e Arsimit Lindita Nikolla dhe ajo e Kulturës, Mirela Kumbaro, do jenë pjesë e komisionit për edukimin dhe informimin publik.