Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur fillimisht kontrollin e dosjeve të 13 prokurorëve pasi kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur punën për kontrollin e dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Fillimisht në proçesin e vettingut po kalohen dosjet e perzgjedhura me short të 13 prokurorëve të cilët janë kandidatë për KLP dhe KED.

Në Prokurorinë e Përgjithshme janë përzgjedhur për tu kontrolluar nga  tre dosje për kreun e akuzës Adriatik Llalla, për anëtarin e KED Rovena Gashi si dhe për tre kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Kosta Beluri, Anila Leka, dhe Arben Dollapi.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procesit të vettingut po i nënshtrohen Besnik Muçi, Gentian Osmani dhe Gentian Trenova.

Ndërsa tek Prokuroria e Tiranës po kalojnë në këtë proces kontrolli Dritan Rreshka, Antoneta Sevdari,  Shpëtim Kurti, Arben Nela dhe Adriatik Cama.

Gjyqtarët dhe prokurorët që kandidojnë për KLP dhe KLGj janë të parët që do t’i nënshtrohen konrollit dhe me pas në filtër do të kalojnë të 800 gjyqtarët dhe prokurorët që janë aktualisht pjesë e sistemit të drejtësisë.

Me short janë përzgjedhur më parë dhe dosjet për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetueses, Gjykatës së Lartë.

Emrat nën vetting:

PROKURORIA E PËRGJITHSHME

Adriatik LLalla
Rovena Gashi
Kosta Beluri
Anila Leka
Arben Dollapi

PROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA

LEXO EDHE:  Porti i Durrësit emëron drejtorët e rinj të Financës dhe Teknikës, ja emrat

Besnik Muçi
Gentian Osmani
Gentian Trenova

PROKURORIA E TIRANËS

Dritan Rreshka
Antoneta Sevdari
Shpëtim Kurti
Arben Nela
Atriatik Cama

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook