Luana dhe Marina Vjollca kanë treguar gjithmonë në rrjete sociale lidhjen e ngushtë që kanë me të ëmën e tyre, Maria.

Maria ka festuar sot ditëlindjen ku është surprizuar nga vajzat e saj të cilat i kanë dhuruar për ditëlindje një makinë super të shtrenjtë BMW, model i viteve të fundit.

Kur motrat Vjollca i kanë dhënë çelsat e makinës ajo ka shpërthyer në lot.

Përpos makinës ato i kishin bërë edhe një tortë mbi të cilën kishte shirit me foto nga fëmijëria e katër vajzave të saj, të cilat i rriti e vetme.