Në seancën plenare të ditës së sotme Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit si ministër i jashtëm dhe emërimin e kryeministrin Edi Rama për këtë post.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është shkarkuar me 77 pro dhe 1 abstenim. Vota abstenim ka qenë nga deputeti Spartak Braho, ndërsa vetë ministri ka votuar pro shkarkimit të tij. Sakaq, kryeministri Edi Rama është emëruar ministër i jashtëm me 78 vota pro.

Ndërkohë, një vendim tjetër që u mor në seancën e sotme parlamentare ishte se Kuvendi vendosi  të zgjasë me 30 ditë punën e komisionit të reformës zgjedhore.

Rikujtojmë që Opozita ishte e pranishme në sallën e Kuvendit deri në monetin kur Kryeministri Edi Rama mori fjalën.

Ishte kreu i Opozitës ulzim Basha ai i cili mbajti fjalim, nga ku deklaroi se priten protesta popullore në ditët në vijim.