Paraditen e sotme rreth orës 10:00 Kuvendi pritet të zhvillojë seancën parlamentare të  radhës, se acë e cila do t;i kushtohet dy dekreteve të Presidentit Ilir Meta për “Noterinë”, dhe “Kadastrën”.

Dy dekretet të cilat u kthyen në Kuvend nga kreu i shtetit për rishqyrtim u rrëzuan në Komisionin e Ligjeve, ndërsa pritet që të votohen në Kuvend.

Ndërkaq, në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar dhe vijueshmëria e rendit të ditës, e cila do të drejtohet nga zv-kryetarja Vasilika Hysi.

Përsa i përket Opozitës, mësohet se do të jetë e pranishme në seancë, por ende nuk dihet nëse do të jetë e pranishme apo jo në votim, pasi rikujtojmë seancën e kaluar kur fiks pasi Rama nisi fjalimin në Kuvend, opozitarët iu drejtuan derës së Kuvendit për të dalë që aty, theksohet me replika të shumta.