Mediat greke kanë publikuar fotot e babait shqiptar, 43-vjeçarit që përdhunoi vajzën e tij me aftësi ndryshe dhe e la shtatzënë.

Në fotot e publikuara nga Zougla.gr, shqiptari shfaqet me pranga në duar teksa del nga gjykata aty ku dhe u njoh me masën e sigurisë burg pa afat.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Amfisa dhe gjithçka doli në dritë kur vajzën e çuan me urgjencë në spital pas dhimbjeve të forta të barkut.

Mjekët njoftuan menjëherë policinë pasi konstatuan shtatzëninë e vajzës, të cilët bashkë me prokurorët kërkuan bërjen e testit të ADN-së ndaj babait dhe të vëllait të saj 15 vjeçar.

Në përfundim, u zbulua se ishte babai ai që kishte përdhunuar vajzën, gjë e cila çoi edhe në arrestimin e tij.

Të afërm të familjes dhe komshinjtë e përshkruajnë atë si një prind të përkushtuar ndaj të bijës, i cili e shoqëronte pesë ditës të javës në një shkollë riaftësimi për shkak të nevojave të veçanta që kishte.