Një amerikan, cili  hyri me forcë dhe dhunoi një xhami në Florida të Shteteve të Bashkuara, u dënua me 15 vite burg nga gjykata.

Michael Wolfe u shpall fajtor për një ngjarje të ndodhur në janar të 2016-s, kur kamerat e sigurisë e filmuan duke thyer xhamat dhe dritaret e xhamisë me një hanxhar në dorë.

Para se të largohej, 37 vjeçari amerikan la në derën kryesore të xhamisë një bërxollë derri.

Wolfe u akuzua edhe për akuzën e tentativës së vrasjes, që u hodh poshtë nga gjykata, pasi në pamjet e kamerave të sigurisë ai shfaqej vetëm duke vandalizuar xhaminë dhe nuk sulmoi asnjë besimtar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



[the_ad id=”63061